Kam bere nje mbjellje te pucrres, dhe me ka dale antibiograma. Si shpjegohen rezultatet e saj dhe cfare me rekomandoni si trajtim?

1

si shpjegohen rezultatet e kesaj antiobiograme dhe cfare me rekomandoni si trajtim,,

  1. author

    Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

    Antibiograma tregon ndjeshmerine e mikrobit ndaj nje serie antibiotikesh qe jane ne qarkullim per momentin. Ne rastin e akneve, dermatologet, nuk rekomandojne berjen e nje te tille. Arsyeja eshte e thjeshte: aknet kane shkaktar stafilokokun aureus, si banor i perhershem i lekures. Ju keni bere nje "gabim" duke bere nje ekzaminim pa pyetur dermatologun, por nuk duhet te beni nje te dyte duke kerkuar mjekim me korespondence. Per te vendosur per antibiotikun, dozen dhe kohezgjatjen e tij duhet patjeter te konsultoheni me dematologun. Aknet kane mjekim komplex dhe te zgjatur, juve me sa duket sapo ju kane filluar :)

  2. author

    Dr. Erjona Shehu përgjigjet:

    Pershendetje! Antibiograma dhe kryerja e saj eshte nje nder egzaminimet qe tashme I ka kaluar koha prej me shume se nje decade. Dihet fare mire qe ne lekuren tone ka Stafilokok, ndersa kur behet fjale per Acne , ne lezionet e saj mbivendoset Proponium Bacterium Acne. Pikerisht per kete arsye , mqs njihet agjenti mikrobik rezident ne lezionet akenike rekomandohen antibiotikete nje klase te caktuar. Gjithsesi marrja e tyre eshte ne varesi te gravitetit te aknes. Kjo e ben te domosdoshem nje takim tuajin me dermatologun.

  • Identifikohuni për tju përgjigjur pyetjes.