Kam puçra të kuqe në trup dhe më kruhen shumë. Kam perdorur advantan, por pa rezultat. Ato po shtohen dita dites. Me ndihmoni!!!

Pershendetje.
Kam disa puçra rreth zones posht kerthizes, anash trupit(tek legeni) mbrapa, nepër krahe te zona e kyceve dhe deri tek dora, kam edhe tek kembet, pal puplave dhe pak me posht, tani po fillojne te me dalin edhe 2-3 ne qafe. Jane shume puçra/kokrra të kuqe të mëdhaja dhe të fryra qe me kruhen shume. Jam drejtuar para 1 jave tek nje mjek dhe me dha nje krem per ty lyer me emer “Advantan” por po kalon 1 jave dhe nuk ka ndryshuar asnje gje, dhe po shtohen dita dites. Me ndihmoni!!!

  1. author

    Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

    Problemi juaj duket shqetesues, ndaj ju rekomandoj te beni nje vizite tek dermatologu. Nje mjekim prej nje jave pa rezultat, do te thote qe mjekimi nuk eshte ne kahun e duhur. Nuk jepet ndihme ne distance ne kete rast, ju pres per vizite (une jam dermatologe), shpresoj te jeni ne Tirane.

  2. author

    Dr. Erjona Shehu përgjigjet:

    Nje patologji qe nuk pergjigjet ndaj mjekimit eshte nje patologji qe duhet rikonsultuar nga mjeku dermatolog. Drejtojuni tek dermatologu per te bere nje rivleresim te situates.

  • Identifikohuni për tju përgjigjur pyetjes.