Mamaja ime eshte 66 vjece. Ajo ka shume dhimbje tek pulpa e kembes se majte. Dhimbjet i ndjen vetem ecen. Si shpjegohet?

A Jo ndjen dhimbje vetem kur ecen. Dhimbja I ngjan si ngerci. Cfare mendoni?

  1. 1 APROVIME author
    author

    Dr. Alban Haxhi përgjigjet:

    Pershendetje! Se pari nena duhet te kujtohet nese ka bere ndo nje terheqje muskulare si psh. te jete rezuar apo te kete sforcuar kemben ne ndo nje aktivitet.Nese nuk i kujtohet gje ath mund te jete ndo nje problem i venave te kembes te cilat nqs nuk duken mund te jene te thella dhe duhet te beje patjeter nje konsulte angiologu per te percaktuar diagnozen. Duhet pare dhe te vendoset se cfare eshte,por nqs dhimbja vazhdon per disa dite. Gjithesesi fakti qe dhimbjen e ka gjate te ecurit nuk mendoj se eshte problem madhor.

  2. author

    Dr. Eneida Bozaxhiu përgjigjet:

    Se pari duhet sqaruar nese dhimbja shfaqet pasi fillon gjate ecjes apo ne momentin qe ushtron force mbi kembe. Nese dhimbja fillon gjate ecjes duhet menduar per nje problem te lidhur me venat dhe ne kete rast duhet te drejtohet tek nje mjek Angiolog/Vazolog per me teper nese ka edhe prani te venave varikoze ose variçeve. Nese eshte nje dhimbje qe shfaqet ne peshimin mbi kembe duhet menduar per nje problem muskulo artikular dhe mund te drejoheni te nje ortoped.

  3. author

    Dr. Andrina Braho përgjigjet:

    Mund te jene shenjat e nje lumbischialgie akute Dhimbja e nervit shiatik është dhimbje e ekstremiteteve te poshtme që rezulton si pasoje e ngacmimit të nervit shiatik. Dhimbja e nervit shiatik ndjehet ne menyre tipike ne pjesen e prapme te fundit te shpines ne zonen lumbare dhe shtrihet ne pjesen e prapme te kofshes deri tek niveli i gjurit. Nervi shiatik eshte nervi me i gjate i trupit qe fillon qe nga shtylla kurrizore ne zonen lumbare dhe zbret poshte ne fund te ekstremiteteve te poshtme. Cilat janë shkaqet e dhimbjes së nervit shiatik ? Dhimbja e nervit shiatik është ne te shumten e rasteve si rezultat i nje hernie diskale ne zonen lumbare e cila jep drejtepersedrejti presion ne fijet nervore duke sjelle irritim dhe inflamacion te nervit shiatik per te dhene simptomat e dhimbjeve te shiatikut . Ky acarim i nervave si pasojë e një anomalie intervertebrale referohet me termin Radiculopati . Përveç anomalive intervertebrale ka edhe shkaqe te tjera qe shkaktojne simptomat e nervit shiatik , te tilla si : irritimi i nervave si pasoje e ferkimit te kockave , tumoret , hemoragjite e muskujve te brendshem , infeksionet , plagosjet , traumat etj Ndonjëherë dhimbjet e nervit shiatik mund të ndodhin edhe për shkak të acarimit të ketij nervi gjatë shtatzënisë. Cilat janë faktorët e rrezikut për dhimbje të nervit shiatik ? Faktorët e rriskut për dhimbjen e nervit shiatik përfshijnë : - artritet degjenerative lumbare - sëmundjet e anomalive te disqeve intervertebrale - traumat apo lëndim e zones lumbare. Cilat janë simptomat e nervit shiatik? Semundja e nervit shiatik shkakton dhimbje , ndjesi djegie , ndjesi mpirje dhe ndjesi si shpim gjilperash ne pjesen e pasme te poshtme te kurrizit , kalon ne zonen e vitheve dhe zbret poshte nga pjesa e prapme e kofshes. Rezultati është dhimbje mesi, dhimbje vithesh dhe dhimbje kembe Shpesh here mga ndryshimi i pozicionit te qendrimit arrihet nje moderim apo edhe lehtesim i ndjeshem i dhimbjes. Si diagnostikohet dhimbja e nervit shiatik ? Dhimbja e nervit shiatik diagnostikohet me ekzaminim fizik dhe me nje historik mjekesor te pacientit . Per nje diagnostikim me bashkekohor perdoren ekzaminimet me rrezet X , me ane te skanerit , rezonanca , elektromyograma etj. Trajtimi i semundjes Nëse dhimbja juaj nuk përmirësohet me ane te kujdesit vetjak , mjeku juaj mund t’ju sugjeroje disa nga trajtimet e meposhtme. Mjekimet medikamentoze Llojet e medikamenteve qe mund te pershkruhen nga mjeku ne nje rast te tille jane: - Anti-inflamatoret josteroide - Relaksantet muskulare - Analgjeziket - Anti -depresivet triciklike Terapia fizike Pasi dhimbja akute përmirësohet mjeku juaj ne bashkeveprim me nje fizioterapist harton nje plan rehabilitimi me qellim permiresimin e te semurit dhe parandalimin e demtimeve te perseritura . Kjo procedure zakonisht përfshin ushtrime fizike qe ndihmojne ne korrigjimin e problemvee te shkaktuara psh nga trauma dhe per forcimin e muskujve per te arritur nje fleksibilitet me te mire te trupit . Injeksione me steroide Në disa raste mjeku juaj mund të rekomandojë injektimin e një kortikosteroidi në zonën përreth bazes nervore te përfshirë ne dhimbje. Kortikosteroidet ndihmojne në uljen e dhimbjeve nga inflamacioni i fijeve nervore.. Efektet priten te japin rezultat pas disa muash.Numri i injeksioneve kortizonike qe mund te perdoren eshte i kufizuar per shkak te shume efekteve anesore qe ato kane. Nderhyrjet kirurgjikale Ky eshte nje opsion i rezervuar ne rastet kur terapite e tjera nuk funksionojne . Kjo forme eshte e perdorur kryesisht ne rastet kur dhimbjet e nervit shiatik jane si rezultat i deformimeve te diskut intravertebror.

  4. author

    Dr. Edlira Elezaj përgjigjet:

    Pershendetje! Personalisht do tju rekomandoja te drejtoheni ne nje mjek angiolog i cili do te bente diagnose diferenciale midis nje iskialgjie dhe trombozes se venave te thella te kembes.Mos vononi.

  • Identifikohuni për tju përgjigjur pyetjes.