Kam shqetesime ne pjesen e poshtme te barkut ne anen e majte. Ndonje shpjegim?

Jam nje grua 34 vjece. Ka rreth 1 vit qe kur ndryshoj pozicionin e trupit psh kur jam e shtrire dhe cohem pernjehere ne pjesen e poshtme ne anen e majte ndjej qe nje ngerc (kur e prek barkun ndjej qe poshte muskujve te barkut kam dicka te forte si tub),mbasi e ferkoj pak zonen ajo zhduket.Kjo me ndodhe here pas here dhe jo gjithmone .

Nuk kam asnje lloj shenje tjeter.
Kohet e fundit kam shtuar shume ne peshe( per nje vit rreth 15 kg-tani jam 70 kg)

Ju faleminderit

  1. 1 APROVIME author
    author

    Dr. Alban Haxhi përgjigjet:

    Pershendetje! Nuk mendoj se eshte dicka shume serioze pasi do te kishit dhe shenja te tjera shoqeruese. Mendoj se hapi i pare qe duhet te beni eshte te beni nje echo barku per te pare ndryshimet anatomike te organeve abdominale. Pas ketij egzaminimi te orienton Imazheristi nqs do te keni probleme apo jo.

  2. 2 APROVIME authorauthor
    author

    Dr. Denisa Keri përgjigjet:

    pershendetje, aprovoj keshillen e doktorit per te kryer nje eko barku. nga shenjat qe thoni mund te kemi te bejme me nje hernie te brendshme. kjo do te thote qe nje pjese e zorres apo nje pjese indi dhjamor hyn ne nje lloj "xhepi" te krijuar ne cipen qe mbulon organet e brendshme. eshte nje problem qe vihet re kur shtohet presioni brenda hapesires se barkut dhe shtimi ne peshe qe keni patur + ngritjet e menjehereshme ne kembe nga pozicioni shtrire mund ta provokojne kete fenomen. nuk eshte aspak problematike nese me ferkimin me dore stabilizohet perseri, por nese ju do ndjeni dhimbje ne ate zone, duhet te drejtoheni tek kirurgu, sepse mund te jete pjese zorre dhe kur ngec per kohe te gjate ne xhepin e formuar nga cipa peritoneale, mund te coje edhe ne ishemi.

  3. author

    Dr. Elton Thanasi përgjigjet:

    Pershendetje, mendoj se koleget paraardhes ju kane dhene nje pergjigje lidhur me problemin. Ajo qe do ju rekomandoja eshte nje egzaminim dhe nje kontrolla per te vleresuar nese problemi i cili ju shqeteson eshte nje hernie apo si populli e quan dhjamth. Pergjithesisht te femrat me te shpeshta jane herniet femorale. Megjithate menyra e vetme per t'ju thene dicka me shume do ishte t'ju egzaminoja.

  4. 1 APROVIME author
    author

    Dr. Tatjana Milo përgjigjet:

    zonje jam dakort me pergjigjet e kolegeve,e para duhet te beni nje eko abdominale , te jeni esell,vetem uje te keni pire qe vezika juaj urinare te kete urine dhe mundesisht te keni dale jashte me jashteqitjen per te qene barku juaj sa me lire per tu ekzaminuar. marja e 15 kg brenda vitit per moshen tuaj te re kerkon kujdes te vecante na ju ,eshte e demshme,kerkon analiza lidhur me diabetin apo tiroiden te mjeku endokrinolog, nuk dime ne te dhenat tuaja keni lindur sa femije?jeni operuar ndonje here? etj...pra komunikimi edhe me mjekun e familjes do ju drejtoj ne mjekun specialist per te zgjidhur problemin tuaj.

  5. 1 APROVIME author
    author

    Dr. Evisa Zhapa përgjigjet:

    Mund te jete thjesht nje "korda kolike e sigmes". Eshte normale te preket nqse palpon ose prek barkun ne pjesen e poshtme perpara se te defekosh ose pas nje vakti per efekt te refleksit gastro-kolik. Ne cdo rast nese nuk ke shenja te tjera jam dakord qe duhet kryer nje ekografi. Nqse ke shenja si kapsllek apo shenja koliti, te rekomandoj nje keshille gastroenterologu.

  • Identifikohuni për tju përgjigjur pyetjes.