author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Kam disa njolla ne qafe. Doja te dija si mund t'i kuroj?

Doni duhet patjeter te besh nje vizite tek dermatologu. Une po ju le nr tim te tel 0692498104 (jam dermatologe, nqs akoma nuk jeni vizituar).

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Me cfare analize mundem te di nivelin e rritjes apo zvoglimin e CANDIDES, ngaqe jam ne diete kunder saj?

Blerim nuk je i qarte ne ate qe kerkon. Nuk ka diete per candiden dhe nuk e sakteson ku e ke problemin. Megjithate une te rekomandoj te drejtohesh ne laborator dhe te marresh material nga mukoza ku ti mendon se ke myk. Materiali perpunohet dhe te del rezultati nese ke ose jo candida. Ndersa nqs problemi eshte intestinal, dergohet material (fece) ne laborator.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Jam 17 vjece. Me kane dale pucrra shume te vogla te bardha ne pjesen e kraharorit. Ndonje keshille?

Ne moshen tende, ka mundesi te kesh ciste yndyrore dhe jo pucra te bardha. Perdor nje sapun me squfur (merret ne farmaci), qe te eleminosh yndyren e tepert ne lekure.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Jam ne javen e 6 te shtatzenise dhe jam e shqetesuar per disa pucrra qe me jane shfaqur. Alergji apo infeksion i lekures?

Ka shume mundesi te jete ndonje reaksion i lehte. Perdorni si fillim nje here ne dite lyerje me nje krem Bidien, ne shtrese te holle. Gjithashtu vishni vetem rroba te pambukta e mundesisht te bardha ne kontakt me trupin. Nqs problemi do te persistoje, do te kontaktojme sebashku ne nr tel 0692498104.

author

Dr. Edlira Elezaj përgjigjet:

Kam pucrra te vogla ne trup, kam dhe kruarje. Cfare mund te jete?

Diagnoza qe ju duhet te merni ne lidhje me pucrrat eshte diagnoze vizive, pra nuk mund te thote mjeku se cfare jane dhe si mjekohesh pa I pare me sy.Ndaj do tju rekomandoja nje vizite tek dermatologu per te mare zgjidhjen e duhur.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

A e shkakton djersitja astmën?

Lageshtia eshte e vertete qe e acaron astmen bronkiale, ndersa djersa duke e ftohur trupin ndikon pekeqesimin e saj. Gjate aktivitetit fizik, mushkerite e tij nuk e perballojne dot nevojen per oxigjen dhe ndaj i shfaqen kolla e veshtiresia ne frymemarrje dhe jo nga djersa.

author

Dr. Erjona Shehu përgjigjet:

Kam pucrra te vogla ne trup (ne bark dhe kurriz) dhe kam kruarje. Cfare mjekimi me rekomandoni?

Pershendetje! Ju rekomandoj te beni nje konsulte me mjekun tuaj dermatolog per t'ju otientuar me drejte rreth problemit qe mund te keni!

author

Dr. Erjona Shehu përgjigjet:

Jam nje djale 19 vjec. Problemi im eshte se djersij shume si ne vere ashtu dhe ne dimer. Cfare me rekomandoni?

Pershendetje! Rritja juaj do te jape edhe pergjigje nese ky problem do te vazhdoje apo jo. Nqs do te vazhdoje mund te drejtohesh tek dermatologu dhe ne bashkepunim me dermatologun tend te hartosh nje protokoll trajtimi, qe mund te mbeshtetet si ne kryerjen e terapise me iontoforeze apo dhe aplikimin lokalisht permes injeksioneve te substancave frenuese te motorrikes se muskujve rreth gjendrave te djerses.

author

Dr. Erjona Shehu përgjigjet:

Kam puçra të kuqe në trup dhe më kruhen shumë. Kam perdorur advantan, por pa rezultat. Ato po shtohen dita dites. Me ndihmoni!!!

Nje patologji qe nuk pergjigjet ndaj mjekimit eshte nje patologji qe duhet rikonsultuar nga mjeku dermatolog. Drejtojuni tek dermatologu per te bere nje rivleresim te situates.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Kam puçra të kuqe në trup dhe më kruhen shumë. Kam perdorur advantan, por pa rezultat. Ato po shtohen dita dites. Me ndihmoni!!!

Problemi juaj duket shqetesues, ndaj ju rekomandoj te beni nje vizite tek dermatologu. Nje mjekim prej nje jave pa rezultat, do te thote qe mjekimi nuk eshte ne kahun e duhur. Nuk jepet ndihme ne distance ne kete rast, ju pres per vizite (une jam dermatologe), shpresoj te jeni ne Tirane.