author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Me cfare analize mundem te di nivelin e rritjes apo zvoglimin e CANDIDES, ngaqe jam ne diete kunder saj?

Blerim nuk je i qarte ne ate qe kerkon. Nuk ka diete per candiden dhe nuk e sakteson ku e ke problemin. Megjithate une te rekomandoj te drejtohesh ne laborator dhe te marresh material nga mukoza ku ti mendon se ke myk. Materiali perpunohet dhe te del rezultati nese ke ose jo candida. Ndersa nqs problemi eshte intestinal, dergohet material (fece) ne laborator.

author

Dr. Edlira Elezaj përgjigjet:

Kam dhimbje koke dhe humbje ekuilibri. C'duhet te bej?

Sigurisht nje vizite tek mjeku neurolog I cili do tju rekomandoje analizat dhe ekzaminimet perkatese per te vene diagnozen.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

A mund te sherohen krizat atonike?

Problemi juaj Agron eshte me te vertete prekes, sepse behet fjale per femijen. Por, megjithese te kuptoj shume mire, do te te rekomandoj te drejtohesh dhe te pyesesh vetem pediatrin qe trajton femijen tauj. Dhe me e rendesishmja, ti besosh vetem fjales se tij. Me gjithe zemer i uroj femijes tuaj, te shkuara!

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Nga cfare vjen tharja dhe mpirja e buzeve? Cili mund te jete shkaku?

Tharja e buzeve mund te kete shkaqe te ndryshme, por nje me e thjeshta dhe e para qe duhet te mendojme, eshte humbja e lengjeve ne organizem. Tharja e buzeve shoqerohet dhe me mpirje ose ndjesine e "miza-miza"-ve ne to. Lyeni buzet disa here ne dite me emoliente (edhe vazeline e thjeshte), pini uje dhe lengje te tjera sa me shume dhe konsumoni fruta e zarzavate. Keto te fundit kane elektrolitet qe mbajne te lidhur ujin ne organizem.

author

Dr. Edlira Elezaj përgjigjet:

Dhimbje therese ne anen e djathte te kokes. Cfare me rekomandoni?

Pershendetje. Ju jeni te diagnostikuar me migrene, ndaj personalisht do tju rekomandoja te rikonsultoheni me mjekun tuaj neurolog, per te mbajtur gjendjen nen kontroll, ne menyre qe krizat migrenoze te behen sa me te rralla.

author

Dr. Edlira Elezaj përgjigjet:

Analizat e gjakut me dalin mire por kam trullosje ne kokë. Cfare mund te jete?

Leona konsultohuni me nje mjek neuropsikiater pasi mund te jete fillimi i nje gjendjeje depresive.

author

Dr. Edlira Elezaj përgjigjet:

Cfare ekzaminimesh duhet te vazhdoj per limfonodulin mezenterial?

Pershendetje Fjor! Meqenese analiza e gjakut nga mjeku rezulton normale, ne vazhdim do tju rekomandoja, nje analize qe quhet mantu e qe behet nga nje mjek pneumolog, nje analize te feces, kolonoskopi e me pas nje skaner torako-abdominal me kontrast oral dhe intravene.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Cfare ekzaminimesh duhet te vazhdoj per limfonodulin mezenterial?

E dashur fjor! Duhet te drejtohesh tek nje mjek gastrohepatolog. Nuk ke nevoje te besh asnje ekzaminim pa rekomandimin e specialistit. Merr me vete te gjithe ekzaminimet qe ke bere dhe drejtohu tek ai te te sqaroje dhe ekzaminoje me tej.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Kam dhimbje koke dhe dridhje trupi. Cfare kurimi duhet marr?

Mund te kete disa shkaqe gjendja juaj, ndaj mos merrni mjekim, por beni keto ekzaminime: gjak komplet, sideremi, TSH, T3, T4. Pasi ti keni marre pergjigjet me shkruani ne inbox dhe une do ju jap ndihme per tu drejtuar atje ku duhet.