author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Me cfare analize mundem te di nivelin e rritjes apo zvoglimin e CANDIDES, ngaqe jam ne diete kunder saj?

Blerim nuk je i qarte ne ate qe kerkon. Nuk ka diete per candiden dhe nuk e sakteson ku e ke problemin. Megjithate une te rekomandoj te drejtohesh ne laborator dhe te marresh material nga mukoza ku ti mendon se ke myk. Materiali perpunohet dhe te del rezultati nese ke ose jo candida. Ndersa nqs problemi eshte intestinal, dergohet material (fece) ne laborator.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Kam femijen me diabet. Cfare mjekimi duhet te marre?

Mjekimi dhe aktiviteti fizik ne rastete e te semureve me diabet eshte individual dhe ne ndjekje me ekzaminime te rregullta. Kerkoni ndihme tek mjeku qe ju ndjek femijen tuaj per diabetin. Kjo do te ishte me e mira per te!

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Desha t'ju pyes per infeksionet akute ne veshka, per bakteret ne gjak dhe ne urine, si dhe kreatina e larte mbi 800-900.

Peshendetje Ejup! Problemet qe ju paraqisni ne nje pacient me dialize, jane shume komplexe dhe jane rreth vicioz i vuajtjeve te indeve nga azoti dhe problemet e veshkave. Nuk mund ti zgjidhni online, por bisedoni me mjekun e dializes per te gjitha sa shkruani me lart.

author

Dr. Eneida Bozaxhiu përgjigjet:

A ndikon letrox tek diabetiket?

Letroxi nuk shkakton apo nderlikon diabetin nese merret ne dozen e pershtatshme. Ajo qe eshte e vlefshme per te vleresuar nese doza eshte e pershtatshme apo jo jane hormonet e tiroides, nese hormonet jane brenda normes, te tre (FT3, FT4, TSH) doza qe jeni duke marre eshte e sakte. Nje gjendje hipotiroidizmi, pra me pakesim te hormonit qarkullues do te rendonte diabetin, por jo te shkaktonte ate. Ajo qe konsideroj me te rendesishme ne rastin tuaj eshte te specifikohet natyra e problemit te tiroides. Perse e keni hequr ate? Nje nga semundjet me te frekuente te tiroides jane tiroiditet autoimune. Edhe diabeti eshte nje semundje qe mund te kete shkak autoimun. Pra ne rastin tuaj veç te tjerave me interes del te kuptohet nese jemi perballe nje sindrome poliendokrin.

1 APROVIME author
author

Dr. Denisa Keri përgjigjet:

Kur eshte momenti per te kaluar nga medikamentet orale tek insulina per diabetiket?

pershendetje, duhet te dini se perdorimi i maninilit e detyron pankreasin te prodhoje me shume insuline, dhe pas 13 vitesh perdorim, rezervat e insulines ne pakreas mund te shterojne. ajo qe do ju rekomandoja eshte te benit nje hemoglobine te glukozuar (eshte nje analize qe tregon sa ka qene mesatarisht sheqeri tre muajt e fundit). vlera normale per nje pacient diabetik konsiderohet rreth 7%. nese hemoglobina juaj e glukozuar del mbi kete vlere, dhe ju i keni respektuar keshillat mbi dieten dhe aktivitetin fizik, atehere mund te mendohet kalimi ne insulinoterapi. kjo per ta ndihmuar pankreasin, qe mund te jete tashme i lodhur edhe nga maninili. gjithsesi kalimi ne insuline nuk do te thote qe ju jeni me i semure se me pare, thjesht trupi juaj ka nevoje per nje ndihme nga jashte, qe mund te jete edhe e perkohshme. e them kete sepse pas nje kohe te caktuar ju mund te kaloni perseri ne mjekim me medikamente nga goja. gjithsesi keto vendime duhet te merren me mjekun tuaj endokrinolog.

1 APROVIME author
author

Dr. Denisa Keri përgjigjet:

Kam një plagë tek gishti i madh i këmbës prej reth 1 vit e gjysem që nuk po shërohet. Si mund ta kuroj?

pershendetje, ne rradhe te pare duhet te keni parasysh qe per cdo plage diabetike mjekimi me i mire eshte mbajtja e sheqerit brenda normes. koha 1 vit e gjysme eshte nje kohe shume e gjate, ndaj mendoj se duhet te konsultoheni me nje mjek kirurg per te pare gishtin (ne sanatorium eshte nje pavion per mjekimin e plageve diabetike me mjeke te specializuar) dhe njekohesisht te kontaktoni me endokrinologun tuaj per te rregulluar mjekimin. nese ju nuk mbani sheqerin ne rregull plaget mbyllen me veshtiresi, dhe nga ana tjeter nje plage e hapur nuk lejon sheqerin te kthehet ne norme, ndaj duhen ndjekur te dy problemet paralelisht.