author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Cila eshte menyra me e mire per te shkeputur femijen nga qumeshti i gjirit?

Qumeshti qe ju i jepni femijes dy vjec, nuk ka sanje vlere ushqyese per te. Bromkriptinen do ta merrni qe tju shteroje prodhimi i qumeshtit, por jo ta merrni duke e patur femijen ne gji. Largojeni femijen per nje-dy dite nga shpia juaj dhe nderkohe vete filloni mjekimin.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Jam 17 vjec. Kembet me rrijne gjithmone te ftofta. Cfare mund te me rekomandoni?

Problemi juaj eshte me sa kuptohet nga ato qe shkruani, nje problem me enet e gjakut. Mosfunksionimi i mire i tyre, jep kete problem dhe ju keni te ftohte. Ju rekomandoj te ecni shume ne kembe dhe te vraponi ose te merreni me nje sport tjeter. Gjithashtu ju ben mire te merrni vit C, 500mg ne dite. (vit c rrit permeabilitetin e eneve te gjakut).

author

Dr. Edlira Elezaj përgjigjet:

Cfare tregojne keto analiza sepse me kthyen serisht t'i bej nga fillimi?

Analizat tregojne qe ju keni probleme me melcine po se cfare konkretisht eja te vizitohesh. Te pershendes.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Kam myk ne goje. Nderkohe kam 2 dite po perdor daktarin xhel. Cfare me rekomandoni?

Shpresoj qe kur e ke marre ekzaminimin, te mos e kishe filluar daktarinen. Sapo te marresh pergjigjen e analizes, duhet te kontaktosh per te bere viziten dhe vleresuar gjendjen klinike.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Kam disa te cara ne pjesen e majte te gjuhes anash. Nga se mund te shkaktohet dhe si mund ti kuroj dhe a ekziston ndonje rrezik ?

Ju duhet te beni nje analize per kandida dhe koke te gojes dhe me pas te kontaktoni ne inbox me mua. Mund te paraqiteni dhe ne pavionin e Dermatologjise ne QSUT dhe te me kontaktoni direkt.

author

Dr. Erjona Shehu përgjigjet:

Ne gjuhe, ne pjesen e siperme me formohet nje shtrese e bardhe. Cfare duhet te bej?

Situata qe ju pershkruani kerkon nje vleredim nga afer te situates. duhet te kontaktoni me mjekun ruaj te familjes dhe ai do t'ju orientoje drejt nje diagnoize dhe mjekimi te sakte, Shmangni thashethemet lifhut me mjekimin dhe ndiqni keshillat e mjekut tuaj. Situata te tilla, sado banale te duken, mund te fshehin gjendje me serioze, ndaj dhe duan nje vleresim serioz.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Cfare barnash me rekomandoni per Oral Leukoplakia?

Une jam dermatologe dhe semundja juaj eshte nje patologji e mirfillte dermatologjike. Kjo diagnoze, vihet ne baze te disa kritereve dhe trajtohet nga dermatologu. Drejtohuni te mjeku qe ua ka vene kete dg dhe trajtohuni nga ai. Nuk eshte patologji qe vet-mjekohet.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Kam probleme me gjumin. Kohet e fundit po fillojne te me dhembin syte dhe kam marrje mendsh. Cfare me sugjeroni ju lutem?

I dashur Frungo! Ti ke semundjen e shume moshatareve te tu: internetin! "kur nuk me ze gjumi, rri ne internet"-thua, por ne fakt eshte e kunderta: duke lundruar ne internet, te iken gjumi. Marrja e mendve dhe dhembja e syve jane shenja te lodhjes nga pagjumesia dhe perqendrimi ne ekranin e vogel. Ana e mire e problemit eshte qe po kerkon ndihme dhe shpresoj te na degjosh, pasi keto keshilla jemi te bindur, t'i kane dhene dhe prinderit e tu ;) . Pas ores 12.00, shtriu dhe mos e mbaj afer tel.apo laptopin! Merr nje liber dhe fillo te lxosh nga pak! Te ze gjumi pa pire ilace fare dhe per pak kohe do te te largohen shqetesimet qe ke.

2 APROVIME authorauthor
author

Dr. Edlira Elezaj përgjigjet:

Çfare duhet te bej tjeter per parandalimin e hepatitit B tek femija im?

Se pari iu them te rrini e qete per femijen pasi eshte i vaksinuar.Iu keshilloj qe ti beni nje analize per hepatitin, bashkeshortit tuaj.Nese rezulton negative, ai duhet te vaksinohet pasi ekziston mundesia qe ju tia transmetoni atij.Persa i perket ndjekjes juaj, ju cdo vit duhet te ndiqeni me analiza:HbsAg sasiore, prova hepari, HBV-DNA, elektroforeza e fraksionuar e proteinave, nivel protrombine.Te gjitha keto te interpretuara nga mjeku gastrohepatolog.

author

Dr. Alma Cili përgjigjet:

Analizat e gjakut qe kam bere a tregojne qe mund te jem anemike. A duhet te marr vitamina?

Nese MCV ,Hct ju kane dale te uleta ajo qe do ju rekomandoja do te ishte Ferrritina dhe Elektroforeza e Hemoglobines . Pasi te beni keto mund te me shkruani vlerat dhe mund te konsultohemi serish.