author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Jam 32 vjec. Perdor daflon pasi kembet me dhembin, venat nuk me duken. A ka lidhje me zemren? Ju lutem pak me teper informacion.

Ju enxhila duhet te konsultoheni me nje mjek angiolog per te zgjidhur problemin tuaj. Cdo medikament mund te perdoret per nje jave -10 dite per te qetesuar dhimbjen , por kur nuk jep rezultat duhet te kerkosh ndihme tek mjeku perkates.

author

Dr. Alma Cili përgjigjet:

Cfare jane analizat bcr-abl dhe jak2?

Pershendetje! Keto jane 2 analiza specifike per 2 semundje hematologjike te cilat une do ju rekomandoja ti kryenit. Ne varesi te pergjigjeve ju duhet te shiheni serish nga nje mjek hematolog per nje rikonsulte.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Skuqem vazhdimisht ne fytyre dhe djersitem ne sqetulla ne momente stresi e sikleti. Analizat e tiroides jane OK. Kam rritje tensioni. Cfare duhet bere?

Problemi juaj eshte kompleks, por shume mire qe nuk keni probleme me tiroiden. Te gjitha shqetesimet tuaja, skuqja dhe djersitja, jane emocionale. Per problemin e djersitjes duhet te drejtoheni ne klinikat dermatologjike e te aplikoni proceduren e IONOFORESES. Per skuqjen filloni me kremrat, psh Ruboril expert 50spf gjate dites, Ruboril M gjate nates. Me pas mund te aplikoni peeling kimik, laser-terapi , etj sipas mundesive ekonomike.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Kam disa njolla ngjyre kafe poshte tek organet gjenitale. Nuk i kam patur kur kam qene i vogel dhe pjesa e lekures ku jane ato eshte me e holle se normalja dhe e mbledhur. Cfare mjekimi me rekomandoni?

Mendoj se duhet te beni nje vizite dermatologjike. Ka shume mundesi te jete patologji e mirefillte dhe nuk mund te merrni mjekim online. Ato zona ku lekura ju duket me e holle ka mundesi te jene te atrofizuara.

1 APROVIME author
author

Dr. Edlira Elezaj përgjigjet:

A duhet te shqetesohem per anemi ose per ndonje semundje tjeter?

Aq sa ju paraqisni me analizat tuaja,ju nuk keni anemi, por infeksion urinar.Per kete duhet te beni nje mbjellje te urines (urokulture) ku do te shikohet shkaktari i infeksionit dhe antibiotiku qe vepron ne te e me pas te merni mjekimin e duhur.

author

Dr. Tatjana Milo përgjigjet:

Kam vajzen 20 muajshe dhe ka nje jave (qe kur ka shkuar ne cerdhe) qe i ka filluar kolla dhe hundet. Cfare mund te bej ju lutem?

ju keshilloj nje konsulte me analizat e bera te prof.xhina kule pediatre ne spitalin e pediatrise apo te spitali hygeia pas ores 14, kontakto me tel 042380640, duhet konsult e vizita e specialistit pasi mosha eshte e vogel e delikate sidomos me femijet e kopshteve,

author

Dr. Alma Cili përgjigjet:

Kusheririt tim i kane vdekur 2 femije per 3 vjet, vajza 31 dhe djali 35 vjec. Te dy me te njejten diagnoze. Si shpegohet?

Zonje une e kuptoj shqetesimin tuaj,nuk ka asnje korelacion midis grupit te gjakut dhe semundjeve malinje nga e cila kane vdekur te afermit tuaj.

author

Dr. Alma Cili përgjigjet:

Analizat e gjakut qe kam bere a tregojne qe mund te jem anemike. A duhet te marr vitamina?

Nese MCV ,Hct ju kane dale te uleta ajo qe do ju rekomandoja do te ishte Ferrritina dhe Elektroforeza e Hemoglobines . Pasi te beni keto mund te me shkruani vlerat dhe mund te konsultohemi serish.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Cili eshte shkaku i nr. te vogel te rruazave te bardha dhe cfare mjekimi jepet?

Kusheriri/a juaj, perderisa eshte permiresuar me marrjen e prednisolonit, do te thote qe mjeku qe e trajton e ka vene diagnozen e sakte. Ju duhet t'i drejtoheni pikerisht Atij per diagnozen.