author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Kam me shume se 5 muaj qe nuk arrij te gelltis ushqimin se mbytem‏ dhe nuk mbushem me fryme. Cfare me sugjeroni?

Meli e dashur, kontakto me nje mjeke psikiatre. Ndihma e nje psikologie eshte pak ne kete rast. Ne QSUT ka mjeke te gatshem t'ju ndihmojne. Mos ngurroni tu drejtoheni atyre!

author

Dr. Andrina Braho përgjigjet:

Nuk dal sistematikisht jashte. Me thoni se me cfare diete mund ta rregulloj pasi nuk jam shume i rregullt me vaktet e ushqimit?

Pervec rekomandimeve te lartpermendura ju rekomandoj terapine me moderne, dale kohet e fundit vecanerisht per kete problem. Quhet terapia soma-emocionale

author

Dr. Edlira Elezaj përgjigjet:

Nuk dal sistematikisht jashte. Me thoni se me cfare diete mund ta rregulloj pasi nuk jam shume i rregullt me vaktet e ushqimit?

Pervec kujdesit qe duhet te beni ne lidhje me ushqimin, nese kapslleku vazhdon iu rekomandoj te beni kolonoskopne per te gjetur shkakun.Gjithe te mirat.

1 APROVIME author
author

Dr. Edlira Elezaj përgjigjet:

Si mund te kurohem per lemzen, e kam te vazhdueshme, madje edhe naten. U be dy muaj qe me ndodh kjo gje.

Ne faqen tone informative te doktoriim.com ju keni nje shkrim per shkaqet dhe manovrat qe duhet te beni per te ndaluar lemzen.Pasi ti aplikoni keshillat qe do te lexoni aty, nese lemza vazhdon, konsultohuni me mjekun neurolog i cili do te beje analizat dhe ezaminimet perkatese per te gjetur shkakun.

author

Dr. Edlira Elezaj përgjigjet:

Nuk gelltitem dot, nuk mund as te ha e as te pi asgje sepse mbytem tmerresisht keq nga cdo gje.Ndonje mendim?

Se pari ju nuk jeni te qarte ne ankesen tuaj.Kur thua mbytem, ke parasysh ngecjen e ushqimeve ne gryke apo veshtiresi apo pamundesi momentale te frymemarjes?Meqenese ju e keni bere endoskopine eshte pare qe nuk ka pengese, shqetesimi juaj mund te jete i lidhur dhe me probleme te motorikes se ezofagut, shpesh me natyre funksionale, qe takohen me shpesh ne persona emotive.Ne te kundert duhet te konsultoheni me nje mjek alergolog ose pneumolog pasi mund te jene laringospazme.

1 APROVIME author
author

Dr. Mustafa Ibro përgjigjet:

Kam bërë kulturën e fytit dhe antistreptolizinën. A mund te mbetem shtatzene?

Streptokoku B hemolitik eshte shume i zakonshem ne kulturen e fytit. Fakti qe mjeku ORL nuk iu ka dhene mjekim do te thote qe gjendja juaj klinike nuk e justifikon marrjen e antibiotikeve. Kjo nuk iu pengon ne faktin e nderrmarrjes se nje shtatzanie apo jo!

1 APROVIME author
author

Dr. Mustafa Ibro përgjigjet:

Merrem me të kënduar, shpesh kam lodhje të zërit, fytit, tejzave të zërit. Cfare me rekomandoni?

Pershendetje!Gjeja e pare qe duhet te beni eshte egzaminimi i kordave vokale me endoskopi, per te pare funksionin e tyre dhe per te perjashtuar probleme te tjera. Pasi dihet qe ne nje pjese jo te vogel te kengetareve njihet formimi i noduseve ne lokalizime te ndryshme.

1 APROVIME author
author

Dr. Mustafa Ibro përgjigjet:

Jam 25 vjece dhe pij duhan. Kam probleme me sekrecione. Cfare me keshilloni?

Sigurisht qe konsulta me mjekun pneumolog duhet te jete e para! Specialisti do beje diferencimin nese keto sekrecione jane te rrugeve te siperme apo te poshtme. Mbjellja e sekrecioneve dhe berja e antibiogrames do ju lejonte identifikimin e shkaktarit dhe mjekimin korrekt!

author

Dr. Eneida Bozaxhiu përgjigjet:

Jam 25 vjece dhe pij duhan. Kam probleme me sekrecione. Cfare me keshilloni?

Natyrisht duhani eshte nje faktor potencial i kolles, sekrecioneve bronkiale, sidomos ne mengjes. Por per ty thene me saktesi çfare keni, nese mushkerite i keni ne rregull dhe nese duhani eshte shkaktari i vetem i ketij problemi do t'ju duhej nje konsulte me mjekun pneumolog.