author

Dr. Edlira Elezaj përgjigjet:

Sa te renda dhe cfare efekti direkt kane per melcine tabletat Mivux 100 mg?

Mivux eshte nje preparat antiviral qe perdoret ne rastet e demtimit te melcise nga viruset e hepatiteve.Nqs eshte rekomanduar nga mjeku specialist hepatolog, te jeni te sigurt se perfitimet nga mjekimi do te jene te mira.

author

Dr. Edlira Elezaj përgjigjet:

Kam 7-8 muaj qe kam gjak ne jashtqitje dhe dhimbje ne zoren e trashe. Si mund te trajtohet?

Pershendetje! Ju duhet te konsultoheni me nje mjek gastrohepatolog i cili do tju rekomandonte nje sigmoidoskopi ose kolonoskopi totale per te gjetur shkakun e dhimbjes dhe hemoragjise per te perjashtuar nje situate serioze.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Kam me shume se 5 muaj qe nuk arrij te gelltis ushqimin se mbytem‏ dhe nuk mbushem me fryme. Cfare me sugjeroni?

Meli e dashur, kontakto me nje mjeke psikiatre. Ndihma e nje psikologie eshte pak ne kete rast. Ne QSUT ka mjeke te gatshem t'ju ndihmojne. Mos ngurroni tu drejtoheni atyre!

1 APROVIME author
author

Dr. Edlira Elezaj përgjigjet:

Vazja ime 15 vjecare, urinon rralle. Analizat e urines dalin ne rregull. A ka problem?

Pershendetje zonje.Se pari ju them se sasia e urines qe ne eleminojme varet nga sasia e ujit apo lengjeve dhe e kripes qe ne konsumojme.Perderisa vajza juaj konsumon pak uje sigurisht qe dhe urinimi do te jete ne sasi te paket.Mos u shqetesoni per mos funksionim te veshkave perderisa analiza e urines del normale.Per ta plotesuar merakun tuaj mund ti beni dhe nje analize te gjakut ne damar per te matur azotemine dhe kreatinemine.Se fundmi keshillojeni vajzaen tuaj te rrise konsumin e ujit gjate dites.Gjithe te mirat.

author

Dr. Edlira Elezaj përgjigjet:

Jam 40 vjec. Kam probleme me jashteqitjen. Kam dhimbje dhe me ka dale nje cope mishi qe shoqerohet me gjak. Cfare duhet te perdor?

Se pari do tju thoja qe perdorimi i gjetheve te senes eshte i demshem, ndaj mos e perdorni por duhet te ekzaminoheni per te gjetur shkakun e kapsllekut. Se dyti duhet te vizitoheni nga nje mjek gastrohepatolog pasi per aq sa thoni mendoj se keni hemoroide, por nuk perjashtohet edhe mundesia e nje fissure anale. Keshtu pasi tju kem pare do tju them se cfare keni dhe me se te mjekoheni.Gjithe te mirat.

author

Dr. Edlira Elezaj përgjigjet:

Cfare ekzaminimesh duhet te vazhdoj per limfonodulin mezenterial?

Pershendetje Fjor! Meqenese analiza e gjakut nga mjeku rezulton normale, ne vazhdim do tju rekomandoja, nje analize qe quhet mantu e qe behet nga nje mjek pneumolog, nje analize te feces, kolonoskopi e me pas nje skaner torako-abdominal me kontrast oral dhe intravene.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Cfare ekzaminimesh duhet te vazhdoj per limfonodulin mezenterial?

E dashur fjor! Duhet te drejtohesh tek nje mjek gastrohepatolog. Nuk ke nevoje te besh asnje ekzaminim pa rekomandimin e specialistit. Merr me vete te gjithe ekzaminimet qe ke bere dhe drejtohu tek ai te te sqaroje dhe ekzaminoje me tej.

author

Dr. Edlira Elezaj përgjigjet:

Kam nje dhimbje shpuese ne fundin e djathte te barkut dhe nje limfonodul mezenterial? Cfare me sugjeroni?

Doja tju pyes nese keni bere analize te urines, analiza e gjakut me formule eshe pare nga mjeku, dhe a keni ju nje ekzaminim te meparshem ekografik? Nese po ka qene i pranishem limfonoduli mezenterial? Me tregoni pergjigjet e ekzaminimeve qe keni bere e mund te rikonsultohemi.