author

Dr. Eneida Bozaxhiu përgjigjet:

Me bejne zhurme te dy veshet e me kruhen pak. Cfare trajtimi duhet t'ju bej vesheve?

Se pari nuk duhet te kruani veshtet me objektet e ndryshme, duke perfshire ketu edhe kunjat e vesheve. Cdo mjet i tille behet shkak per te krijuar gervishtje ne lekuren e kanalit te veshit dhe rrjedhimisht per formim infeksionesh dhe ndjesi zhurme ne vesh. Per nje vleresim te gjendjes dhe trajtime me specifike nje konsulte me mjekun Ototrino do te ishte mjaft e vlefshme.

author

Dr. Eneida Bozaxhiu përgjigjet:

Jam 47 vjec. Me bëjnë zhurmë veshët dhe i kam si të bllokuar dhe me kruhen. Cfarë më rekomandoni?

Ju rekomandoj nje konsulte ne Ororinolaringologun. Probabiisht behet fjale per nje infeksion te lekures se veshit dh ekanalit te tij qe mund te kete kaluar deri ne ekzeme.