author

Dr. Besa Voka përgjigjet:

Ka rreth 1 vit qe kur leviz syte me mjegullohen. Cfare mund te jete?

Ajo qe ju po referoni me shume gjasa nuk eshte problematike, ne I quajme turbullira vitreale, vitreous floaters. Vihen re me shume ne hapesire te bardha ne qiell te kthjellet dhe kur ju jeni te vemendshem per ti pare. Ne disa raste mund te jene shenje e patologjive te tjera, me e sakte do ishte te konsultoheshit me nje oftalmolog per ti perjashtuar ato.

author

Dr. Edlira Elezaj përgjigjet:

Kam dhimbje koke dhe humbje ekuilibri. C'duhet te bej?

Sigurisht nje vizite tek mjeku neurolog I cili do tju rekomandoje analizat dhe ekzaminimet perkatese per te vene diagnozen.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Kam nipin 7 vjec dhe ka moskordinim te levizjes se syve. Cfare trajtimi rekomandohet?

Drejtohuni tek okulisti qe te merrni pergjigjen e sakte. Nuk e zgjidhni kete problem pa bere nje vizite okulisti.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Kam probleme me gjumin. Kohet e fundit po fillojne te me dhembin syte dhe kam marrje mendsh. Cfare me sugjeroni ju lutem?

I dashur Frungo! Ti ke semundjen e shume moshatareve te tu: internetin! "kur nuk me ze gjumi, rri ne internet"-thua, por ne fakt eshte e kunderta: duke lundruar ne internet, te iken gjumi. Marrja e mendve dhe dhembja e syve jane shenja te lodhjes nga pagjumesia dhe perqendrimi ne ekranin e vogel. Ana e mire e problemit eshte qe po kerkon ndihme dhe shpresoj te na degjosh, pasi keto keshilla jemi te bindur, t'i kane dhene dhe prinderit e tu ;) . Pas ores 12.00, shtriu dhe mos e mbaj afer tel.apo laptopin! Merr nje liber dhe fillo te lxosh nga pak! Te ze gjumi pa pire ilace fare dhe per pak kohe do te te largohen shqetesimet qe ke.

1 APROVIME author
author

Dr. Edlira Elezaj përgjigjet:

Nese te dhemb zemra cilat jane masat mbrojtese?

Une dua tju them se dhimbja kardiake eshte dhimbje shtrenguese prapa derrases se kraherorit qe perhapet ne forme mbytjeje ne gryke dhe mpirje te krahut te majte.Ju nuk sqaroni qarte nese dhimbja juaj eshte e tille.Nese ka keto karakteristika,nese iu ndodh ne shtepi mund te merni nje tablete trinitrine, poshte gjuhes dhe urgjentisht te drejtoheni ne urgjence ose ne mjekun kardiolog per te vleresuar situaten . Gjithsesi ju duhet te beni nje analize te gjakut per yndyrna dhe diabet meqe keni dridhje duarsh dhe marje mendsh.Gjithe te mirat.

author

Dr. Edlira Elezaj përgjigjet:

Si mund te sherohet mungesa e vitamines b12?

Se pari do tju thoja se ju duhet te mendoni per mungese te vit B12 pasi te keni bere nje analize te gjakut per anemi e me pas te dozoni VitB12 ne gjak.Nese kjo rezulton me vlera me te uleta se norma konsultohuni me mjekun hematolog i cili do te orientohej ne drejtim te shkakut,si deficite te marjes per shkak te djetes se varfer me produkte te mishit, prodhimeve te detit, ,qumeshtit vezes etj apo prezences se semundjeve te aparatit tretes ku behet perthithja e kesaj vitamine.Me pas do tju rekomandoje per mjekim injeksione te vit B 12

author

Dr. Besa Voka përgjigjet:

Djali im 4 muajsh ka sekrecion (leng i verdhe) ne njerin sy. Pse ndodh dhe si te veproj?

Pershendetje, Nje nga arsyet kryesore te rrjedhjes vetem te njerit sy eshte bllokimi I lindur I kanalit te lotit. Ne 20% te te porsalindurve nuk ndodh hapja spontane e nje membrane ( valvula e Hasnerit) e cila hapet menjehere pas lindjes nga te qarat e femijes. 96% e rasteve zgjidhen spontanisht. Megjithate do te te rekomandoja nje konsulte pasi duhet te perjashtohen shkaqe te tjera te lotimit dhe sekrecioneve sic eshte dhe glaucoma kongenitale (tensioni I syve) Nqs pastaj kemi te bejme me bllokim te lindur te kanalit te loteve do te te rekomandoja masazhim ne kendin e brendshem te syrit pasi presioni qe ushtrojme mund to caje membranen dhe te zgjidhe problemin. Nqs shoqerohet me infeksion te cipes me te siperfaqme te syrit konjuktives mund te perdorim antibiotike per nje kohe te shkurter. Nqs asnjera nga keto nuk funfsionon do te behet sondimi I rrugeve lakrimale qe zakonisht rekomandohet te behet ne moshen 12-18 muajsh. Gjithsesi higjena dhe masazhimi mbeten 2 rruget kryesore ne menaxhimin e situates deri ne zgjidhjen spontane te problemit. Konsultimi me specialistin per perjashtimin e diagnozave te tjera eshte shume I rendesishem dhe nuk duhet neglizhuar. Me respect, Dr.Besa Voka

author

Dr. Besa Voka përgjigjet:

Fëmija 10-vjeçar përpëlit dhe fërkon vazhdimisht sytë. A ka kurim?

Pershendetje, Pulitja e kapakeve eshte shenje e disa problemeve okulare duke filluar nga inflamacioni i konjuktives( cipes me siperfaqesore te syrit), te kapakeve strabizmi ( shtremberimi i syve) apo blefarospazem primare. Mendoj qe duhet ne ekzaminohet ne kabinet per zgjidhjen e ketij problemi.