author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Sipas analizave thuhet qe femija ka crregullim te spektrit autik. Cili nga parametrat e percakton?

E dashur Mei, shkoni tek nje neuropediater dhe beni nje vizite te femijes tuaj. Nuk duhet te shqetesoheni kot , diagnozen e ve mjeku jo analizat. Ju uroj shendet per femijen tuaj !!

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Kam rrahje te shpeshta zemre, keputje trupi, djersitje duarsh. Eshte e mundur te jete thjesht ankth?

Keto shqetesime qe keni ju, mund te jene thjesht gjendje ankthi. Por nga ana tjeter, jane dhe shqetesime qe lidhen shpesh here me probleme te hypo funksionit te gjendres tiroide. Une do ju rekomandoja nje vizite tek mjeku ENDOKRINOLOG.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Kam dridhje duarsh pas kafes, me bien fuqite, tension i ulet, me shtrengon zemra. Cfare me sugjeroni?

Duhet te nderprisni pa asnje hezitim kafen. E shumta mund te provoni te pini makiato. Kjo qe ju ka ndodhur juve, ju ndodh shume personave dhe quhet tremor (dridhje e duarve). Kete shqetesim e jep kafeina.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Jam 20 vjec. Kam ankth dhe keputje trupi dhe dridhje duarsh. Si mund ta evitoj?

Merru me aktivitete sportive dhe shoqerore sa me shume te kesh mundesi. Merr Librium 10 mg, nje tablete ne dite te ndare 1/2 paradite, 1/2 pasdite. Pasi te zbatosh keto keshilla do behesh me mire, por nqs do vazhdojne shqetesimet duhet te drejtohesh tek nje mjek psikiater ose te nje psikolog.

author

Dr. Edlira Elezaj përgjigjet:

Kam dhimbje koke dhe humbje ekuilibri. C'duhet te bej?

Sigurisht nje vizite tek mjeku neurolog I cili do tju rekomandoje analizat dhe ekzaminimet perkatese per te vene diagnozen.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Pacienti ka keto shenja: Fryrje ne koke, dobesim i ndjeshem, syte i leviz pa vetedije, shfaqen njolla gjaku, stres i vazhdueshem. Cfare lloj semundje eshte kjo?

Shpresoj qe te keni gjetur nje zgjidhje per njeriun tuaj, por nga ana tjeter, desha te terheq vemendjen dhe tju sqaroj qe jo cdo problem mund te zgjidhet ne konsulta me korespondence. Kur pacienti ka kaq shume probleme, duhet vizituar e ndjekur ne spital dhe me konsulta te perbashketa nder-specialistike. Ju falenderojme qe na drejtoheni ne faqen tone!

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Skuqem vazhdimisht ne fytyre dhe djersitem ne sqetulla ne momente stresi e sikleti. Analizat e tiroides jane OK. Kam rritje tensioni. Cfare duhet bere?

Problemi juaj eshte kompleks, por shume mire qe nuk keni probleme me tiroiden. Te gjitha shqetesimet tuaja, skuqja dhe djersitja, jane emocionale. Per problemin e djersitjes duhet te drejtoheni ne klinikat dermatologjike e te aplikoni proceduren e IONOFORESES. Per skuqjen filloni me kremrat, psh Ruboril expert 50spf gjate dites, Ruboril M gjate nates. Me pas mund te aplikoni peeling kimik, laser-terapi , etj sipas mundesive ekonomike.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Kam ankth te vazhdueshem dhe frike nga vdekja, Cfare mund te bej?

Problemi qe ti shfaq, eshte i shpeshte ne moshataret e tu. Mos mendo negativisht dhe bisedo per kete problem me mamin tend, motren ose vellain. Bisedo dhe me shoqet e aferta qe jane pak me optimiste se ti. Shiko filma dhe lexo libra te tipit komedi qe te sjellin gezim e te bejne per te qeshur. Kerko ndihme nga nje psikolog apo psikiater. Me te vertete je e vogel dhe jeta eshte e bukur per moshen tende sidomos!