author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Kam 4 muaj qe dua te ngelem shtatzene por pa asnje rezultat. Cfare me sugjeroni?

Nuk eshte kohe e gjate 4 muaj, megjithate gjeja me e mire eshte te drejtoheni tek mjeku obsteter-gjinekolog. Ju uroj fat!!

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Jam ne javen e 6 te shtatzenise dhe jam e shqetesuar per disa pucrra qe me jane shfaqur. Alergji apo infeksion i lekures?

Ka shume mundesi te jete ndonje reaksion i lehte. Perdorni si fillim nje here ne dite lyerje me nje krem Bidien, ne shtrese te holle. Gjithashtu vishni vetem rroba te pambukta e mundesisht te bardha ne kontakt me trupin. Nqs problemi do te persistoje, do te kontaktojme sebashku ne nr tel 0692498104.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

A rekomandohet shtatzeni gjate kohes qe jam me cist ovarian 5.4 cm?

Ilda, duhet te drejtohesh tek gjinekologu per te vendosur per shtatzenine, ne kushtet e tua. Nje cist sjell shume ndryshime hormonale, por dhe te tjera, dhe ndikon ne ecurine e shtatzenise.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Kam nje bebe tre javesh. I ka dal kerthiza dhe e ka te madhe e te bute ...Cfare mund te kete?

Entela, drejtohu tek konsultori i nenes dhe femijes. Bebes tuaj kjo mund t'i kete ndodhur ngaqe qan shume, nga shterngimet. Atje do te merrni ndihmen e duhur per problemet qe keni me nje bebe 3 muajsh.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Foshnja ime 3 javesh shtrengon dhe qan shume. Cfare me keshilloni?

Besoj qe je nene per here te pare dhe te pergezoj! Kontrollo oraret e ushqyerjes dhe mos i jep sa here qan. Mund ti japesh 2 luge kamomil nqs shterngohet nga dhimbjet e barkut. Keto shqetesime diskutoi me mamine qe ndjek bebin tend dhe po nuk gjete zgjidhje, drejtoju pediatrit.

author

Dr. Erjona Shehu përgjigjet:

Cfare mund te perdor per te parandaluar strijat apo shenja te tjera qe mund te me shkaktohen nga shtatzenia?

Pershendetje! Krijimi I strijeteve ka komponete gjenetike dhe komponente fiziologjike te nxitur nga mbipesha. Eshte shume e nevojshme te jeni e kujdeshme me peshen qe shtoni gjate shtatzanise dhe te dhoqeroni kujdesin dietetic eshe me perdorimin e kremerave dhe vajerave parandalues ne formimin e strijeve.

1 APROVIME author
author

Dr. Drita Begu përgjigjet:

Dua te mbetem shtatzene. Kam bere beta hcg 3.20 cikli dhe nuk me ka ardhur qe 16 dite. C'ka me sugjeroni?

Normalisht hcg ne javen e 3 te barres duke u nisur gjithmone nga dita e pare e periodave te fundit mund te rezultoje nga 0 deri ne 5, ne javen e 4 te barres nga 5 deri ne 426 e keshtu me rradhe duke shenuar rritje me javet e shtatezanise. Ne rastin tend nese do ishe shtatezene rezultati do ishte mbi 5 Ui/L. Keshtu qe mbetet te besh nje konsulte me konkrete me nje mjeke obstetre - gjinekologe. Nese mbeteni ne kete interesim akoma mund te vini ne kliniken time pasi jam gjinekologe qe merrem prej vitesh me sterilitetin ne cifte.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

A eshte e mundur te mbes shtatzene kur niveli i hormoneve eshte i ulet?

Qe te mbetesh shtatzene dhe qe te parfundosh me sukses nje shtatzani, duhet te kesh nivele hormonale ne norme. Keto jane probleme shume specifike dhe kerkojne ndjekje dhe konsulta te rregullta me mjekun tuaj gjinekolog.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Jam 34+2 dite shtatzene. Kam bere kulture te sekrecioneve dhe kam dal pozitiv ndaj stafilococcus sp. Cfare duhet te bej ju lutem?

Me e mira per juve do te ishte te kontaktoni me mjekun obsteter qe ndjek shtazanine tuaj. Megjithate ju mund te drejtoheni ne farmaci dhe te merrni Meclon ovula , per te pakten 10 net. Gjithashtu merrni nje Biocline intimo, per te bere shperlarje disa here ne dite.