author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Si mund te eliminohet myku ne lekure, nderkohe qe ushqej me gji femijen tim? A ka ndikim tek bebi permes qumeshtit?

Nuk i ngjitet bebit, e para. Nga ana tjeter, ju mund te perdorni nje shampo antimykotike p.sh. Pyrithion, 3 here ne jave. Duhet ta mbani per disa minuta ne trup dhe me pas ta shperlani.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Kam me shume se 5 muaj qe nuk arrij te gelltis ushqimin se mbytem‏ dhe nuk mbushem me fryme. Cfare me sugjeroni?

Meli e dashur, kontakto me nje mjeke psikiatre. Ndihma e nje psikologie eshte pak ne kete rast. Ne QSUT ka mjeke te gatshem t'ju ndihmojne. Mos ngurroni tu drejtoheni atyre!

author

Dr. Erjona Shehu përgjigjet:

Jam nje djale 19 vjec. Problemi im eshte se djersij shume si ne vere ashtu dhe ne dimer. Cfare me rekomandoni?

Pershendetje! Rritja juaj do te jape edhe pergjigje nese ky problem do te vazhdoje apo jo. Nqs do te vazhdoje mund te drejtohesh tek dermatologu dhe ne bashkepunim me dermatologun tend te hartosh nje protokoll trajtimi, qe mund te mbeshtetet si ne kryerjen e terapise me iontoforeze apo dhe aplikimin lokalisht permes injeksioneve te substancave frenuese te motorrikes se muskujve rreth gjendrave te djerses.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

A ka ndonje ilac per rritje te kembeve ose ndonje gje qe mund te kishte efekt?

Asnje ilac nuk ka per problemin tuaj e dashur! Nqs je akoma ne moshe rritjeje, merru shume me sport dhe ushqehu shendetshem!

author

Dr. Edlira Elezaj përgjigjet:

Si mund te sherohet mungesa e vitamines b12?

Se pari do tju thoja se ju duhet te mendoni per mungese te vit B12 pasi te keni bere nje analize te gjakut per anemi e me pas te dozoni VitB12 ne gjak.Nese kjo rezulton me vlera me te uleta se norma konsultohuni me mjekun hematolog i cili do te orientohej ne drejtim te shkakut,si deficite te marjes per shkak te djetes se varfer me produkte te mishit, prodhimeve te detit, ,qumeshtit vezes etj apo prezences se semundjeve te aparatit tretes ku behet perthithja e kesaj vitamine.Me pas do tju rekomandoje per mjekim injeksione te vit B 12

1 APROVIME author
author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Jam nje djale 19 vjec. Problemi im eshte se djersij shume si ne vere ashtu dhe ne dimer. Cfare me rekomandoni?

Problemi juaj eshte shume i sikletshem, por tashme teknologjia ka dhene nje zgjidhje dhe per kete problem: jonoforesis. Eshte nje aparature qe disponohet tashme nga dermatologet dhe sjell permiresim te dukshem si te reduktimit te sasise se djerses dhe te eres se rende te saj.

author

Dr. Andrina Braho përgjigjet:

A ka aktiviteti fizik ndonje kunderindikacion?

BMI juaj eshte brenda kufijve normal..nese nuk keni probleme patologjike interne atehere nuk ka asnje kunderindikacion per aktivitetin fizik