author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Kembet e mija nuk jane te drejta. Ka boshllek mes tyre dhe nuk perputhen. A ka zgjidhje?

Ne pergjithesi keto jane probleme trashegimie, por nqs ju keni probleme ne ecje, duhet patjeter te drejtoheni tek mjeku ortoped. Ne disa raste nderhyhet me kirurgji dhe kjo i perket ortopedit per ta vendosur.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Kam bere analize hormone anti-mullerienne. Rezultati eshte ky 71,6 pmol/l kunder 14 a 48 pmol/l dhe 10,0 ng/ml kunder 2,0 a 6,8 ng/ml. Ju lutem me tregoni se a eshte ne rregull?

Analizat tuaja jane shume specifike, ndaj duhet ti drejtoheni patjeter mjekut qe ua ka kerkuar per te marre pergjigjen e sakte. Megjithete, anash ne pergjigjen e analizave, ka gjithmone vlerat normale te references.

1 APROVIME author
author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

A eshte e mundur semundja e Alzheimer ne moshen 20 vjecare? Me duket se i kam te gjitha simptomat e kesaj semundje.

Rri e qete, nuk je me Alzhejmer. Lexo per nje semundje tjeter "me te kendshme" dhe do te kesh ate patjeter, dmth do ta harrosh Alzhajmerin. Kjo gje qe ju ka ndodhur juve, ju ndodh te gjithe studenteve te mjeksise gjate viteve te studimit ;) . Mjekoni anemine dhe filloni te mbani nje bllok shenimesh me gjerat qe duhet te beni. Ndoshta jeni pak e ngarkuar per momentin dhe eshte normale te harroni ndonje gje.

author

Dr. Orgeta Maci përgjigjet:

A mund te operohen tiroidet dhe hormoni mashkullor?

nderhyrja kirurgjikale ne tiroide ka indikacione te caktuara . Per te njohur mire shqetesimet tuaja , ekzaminimet dhe mjekimet qe keni bere duhet te konsultoheni me nje mjek endokrinolog si fillim , pastaj veprohet sipas udhezimeve .

author

Dr. Alban Haxhi përgjigjet:

Babai im ka paralize gjuri si pasoje e hernies diskale. Cfare mund te beje per te ndaluar dobesimin qe ka ne kembe?

Pershendetje! Dobesimi i kembes vjen si pasoje e humbjes se aktivitetit te saj,dmth kemba nuk levis dhe muskujt e saj ne rastet kur nuk "punojne" fillojne dhe atrofohen,per kete arsye behet dhe fizio-terapia per te mbajtur ne pune muskujt. Tani mund te kete ndodhur dhe ndonje patologji nervore dhe per kete arsye duhet te shkoni te konsultoheni me nje Mjek Ortoped per te pare se deri ku eshte situata dhe cfare duhet bere per te riaftesuar kemben dhe per te mjekuar gjurin.

author

Dr. Evisa Zhapa përgjigjet:

Per cfare sherben Driptane 5 mg si tablet?

Aprovoj pergjigjen e Dr. Alba Haxhi, por dua te theksoj qe zakonisht ky eshte medikament i rekomanduar nga nje mjek specialist urolog, ne pergjithesi pasi pacienti ka kryer vizite, ekografi + nje studim urodinamik.

author

Dr. Alban Haxhi përgjigjet:

Per cfare sherben Driptane 5 mg si tablet?

Pershendetje! Driptane eshte nje medikament qe sherben si antispastik i rrugeve urinare dhe vecanerisht mbi Fshikezen e Urines. Perdoret per te rritur kapacitetin e Fshikezes se Urines dhe ben qe mos te kemi nje urinim te shpeshte dhe te pa vullnetshem.Perdoret zakonisht ne paciente me probleme te Inkontinences Urinare,Enuresis Nokturna(urinimi i nates ne menyre te pa vullnetshme)etj probleme te traktit urinar. Pra veprimi i ketij Medikamenti ka te beje me uljen e spazmave te muskulatures se Traktit Urinar.(Uretere,Vezike,Uretra.)