author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Kam dridhje duarsh pas kafes, me bien fuqite, tension i ulet, me shtrengon zemra. Cfare me sugjeroni?

Duhet te nderprisni pa asnje hezitim kafen. E shumta mund te provoni te pini makiato. Kjo qe ju ka ndodhur juve, ju ndodh shume personave dhe quhet tremor (dridhje e duarve). Kete shqetesim e jep kafeina.

1 APROVIME author
author

Dr. Edlira Elezaj përgjigjet:

Kam probleme me dridhjen e duarve dhe kembeve. Analizat e gjakut me dalin mire. Cfare me rekomandoni?

Pershendetje! Shkaqet e tremorit jane te ndryshme,duke perfshire nga ato emocionale, problemeve me sheqerin ne gjak, problemeve me tiroiden, semundjet kronike te melcise e deri ne ato me origjine nga sistemi nervor ku me shpesh takohet ne semundjen e parkinsonit.Ndaj une do tju keshilloja te vizitoheni ne nje mjekun tuaj te familjes dhe ne nje mjek neurolog te cilet do ti jepnin zgjidhje shqetesimit tuaj.

author

Dr. Erjona Shehu përgjigjet:

Cfare me sugjeroni per vesin e ngrenies se thonjve?

Pershendetje! Ju keshilloj te mbani thonjte te prere vazhdimisht dhe te merreni me shume me aktivitete sportive apo ecje ne natyre. Keto te fundit do tu ndihmojne te cliroheni nga stresi apo mbingarkesat nervore te grumbulluata gjate dites.

2 APROVIME authorauthor
author

Dr. Edlira Elezaj përgjigjet:

Çfare duhet te bej tjeter per parandalimin e hepatitit B tek femija im?

Se pari iu them te rrini e qete per femijen pasi eshte i vaksinuar.Iu keshilloj qe ti beni nje analize per hepatitin, bashkeshortit tuaj.Nese rezulton negative, ai duhet te vaksinohet pasi ekziston mundesia qe ju tia transmetoni atij.Persa i perket ndjekjes juaj, ju cdo vit duhet te ndiqeni me analiza:HbsAg sasiore, prova hepari, HBV-DNA, elektroforeza e fraksionuar e proteinave, nivel protrombine.Te gjitha keto te interpretuara nga mjeku gastrohepatolog.

author

Dr. Aurora Bushati përgjigjet:

Jam një vajzë 17 vjeçare. Më djeg lëkura nga zona poshtë gjoksit deri sipër kërthizës. Kjo gjendje acarohet dhe më bllokon. C'duhet te bej?

Pershendetje! Mesa kuptoj ju jeni ekspozuar vazhdimisht ndaj problemeve shendetesore (nderhyrjeve kirurgjikale) pikerisht ne nje moshe delikate dhe te ndjeshme. Kjo mund te kete shkaktuar tek ti perjetime shume te forta emocionale per te cilat mund te jesh e vetedijshme por edhe mund te mos jesh. Zakonisht kur emocionet/ndjenjat e veshtira ndrydhen, atehere ato shprehen ne formen e simptomave fizike sic jane dhimbje/djegie etj, ne pjese te ndryshme te trupit. Prandaj nuk perjashtohet mundesia, qe shqetesimet e tua te jene me baze psikologjike (sidomos duke konsideruar faktin se analizat dhe te tjera ekzaminime te dalin mire). Gjithsesi mbetemi ne kontakt

author

Dr. Denisa Keri përgjigjet:

Cfare me sugjeroni per vesin e ngrenies se thonjve?

pershendetje, egziston ne farmaci nje preparat si manikyr transparent, me te cilin lyhen thonjte, dhe ne momentin qe ju tentoni te hani thonjte le nje shije shume te hidhur ne goje, gje qe do beje qe pas ca kohesh perdorim te hiqet vesi. ne fakt nuk e di nese ka ne Shqiperi, por ne Maqedoni jam e sigurt qe gjeni.