author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Kam rrahje te shpeshta zemre, keputje trupi, djersitje duarsh. Eshte e mundur te jete thjesht ankth?

Keto shqetesime qe keni ju, mund te jene thjesht gjendje ankthi. Por nga ana tjeter, jane dhe shqetesime qe lidhen shpesh here me probleme te hypo funksionit te gjendres tiroide. Une do ju rekomandoja nje vizite tek mjeku ENDOKRINOLOG.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Kam dridhje duarsh pas kafes, me bien fuqite, tension i ulet, me shtrengon zemra. Cfare me sugjeroni?

Duhet te nderprisni pa asnje hezitim kafen. E shumta mund te provoni te pini makiato. Kjo qe ju ka ndodhur juve, ju ndodh shume personave dhe quhet tremor (dridhje e duarve). Kete shqetesim e jep kafeina.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

A eshte normale te ndryshoje tensioni shpesh dhe pa arsye?

Normale nuk eshte, por kjo varet me c'parametra te ndryshon. Gjithashtu varet nga mosha kur ndodhin keto ndryshime. Nga emri Ester, une mendoj per nje moshe te re, ndaj keto luhatje them se jane ne vlera te vogla dhe .... emocionale.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Kam prolaps në valvulën mitrale dhe bëj stërvitje. A e demton kjo zemrën?

Me prolaps te valvules mitrale, eshte nje perqindje e konsiderueshme e popullsise. Nuk eshte problem, vazhdoje stervitjen rregullisht.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Kam mpirje ne dy gishtrinjte e dores se majte, gishtin tregues dhe gishtin e madh. Nga analizat trigliceritet ishin te larta. Cfare mund te jete?

Drejtohuni tek nje mjek neurolog per mpirjen e gishtave. Nuk ka lidhje me yndyrnat e larta. Yndyrnat e larta, jane rrezik serioz per shendetin tuaj, ndaj merrni mjekim dhe dieta per uljen e tyre sa me shpejt.

author

Dr. Violeta Dajçi përgjigjet:

Cilat jane shkaqet e ekstrasistolave? Si trajtohen ato ne shtatzeni?

E dashur Igi, shtatzania eshte nje gjendje komplekse ndaj dhe shqetesimet jane nga me te ndryshmet. Nqs extrasistolat i keni te shpeshta, ju duhet patjeter te konsultoheni me mjekun qe ju ndjek shtatzanine. Ai ju drejton tek kardiologu i pershtatshem, i cili t'ju jape nje mjekim qe gjendet ne shtetin ku jetoni.

1 APROVIME author
author

Dr. Edlira Elezaj përgjigjet:

Nese te dhemb zemra cilat jane masat mbrojtese?

Une dua tju them se dhimbja kardiake eshte dhimbje shtrenguese prapa derrases se kraherorit qe perhapet ne forme mbytjeje ne gryke dhe mpirje te krahut te majte.Ju nuk sqaroni qarte nese dhimbja juaj eshte e tille.Nese ka keto karakteristika,nese iu ndodh ne shtepi mund te merni nje tablete trinitrine, poshte gjuhes dhe urgjentisht te drejtoheni ne urgjence ose ne mjekun kardiolog per te vleresuar situaten . Gjithsesi ju duhet te beni nje analize te gjakut per yndyrna dhe diabet meqe keni dridhje duarsh dhe marje mendsh.Gjithe te mirat.

author

Dr. Andrina Braho përgjigjet:

A ka aktiviteti fizik ndonje kunderindikacion?

BMI juaj eshte brenda kufijve normal..nese nuk keni probleme patologjike interne atehere nuk ka asnje kunderindikacion per aktivitetin fizik