Refluksi tek fëmijët

Shumë njerëz përjetojnë ndjenjë jo të mirë kur kanë atë që njihet si refluks ose urth. Kjo vjen si pasojë e acidit të stomaku-t që ngjitet në ezofag, gjë që ndodh pas zmadhimit të tij të tepërt nga konsumi i ushqimit ose i pijeve. Më pak i njohur është fakti që edhe shumë bebe dhe fëmijë të vegjël e kanë këtë problem. Kjo shpesh shkakton shqetësim tek fëmijët dhe ankth për prindërit e tyre.

Refluksi tek bebet dhe fëmijët

Pas ushqimit, shumë nga bebet kanë të vjella. Nëse fëmija nuk është i shqetësuar dhe nëse fiton peshë kjo mund të konsiderohet normale. Zakonisht fëmijëve “u del” ushqim nga goja. Kjo për shkak të zhvillimit të ngadaltë të valvulave midis pjesës së fundit të ezofagut dhe stomakut. Me kalimin e kohës kjo valvul fillon të funksionojë në mënyrë normale dhe ushqimi qëndron atje ku duhet-në stomak dhe vazhdon në zorrë.

Por tek disa bebe dhe fëmijë të vegjël ky refluks “normal” mund të shkaktojë probleme të mëdha. Bebja mund të mos rritet pasi ushqimi nuk qëndron në sistemin tretës. Acidi i stomakut mund të irritojë ezofagun në atë masë sa të shkaktojë dhimbje. Kjo duket në rast se fëmijët qajnë pasi janë ushqyer dhe kanë dhimbje barku ose kolit. Mund të kenë edhe gjakrrjedhje që mund të shkaktojnë anemi për shkak të deficencës në hekur. Ushqimi i kthyer mbrapsht mund të shkojë në mushkëri duke shkaktuar të kollitura kronike, frymëmarrje me vështirësi dhe pneumoni. Fatmirësisht këto komplikacion-e janë të rralla, por janë potencialisht serioze.

Menaxhimi i refluksit

Ka disa mënyra për t’u marrë me këtë problem.

Në rastet më serioze, kryesisht nëse bebet nuk vazhdojnë të rriten, duhen bërë disa teste. Këto mund të përfshijnë rrezet X, matjen e nivelit të acidit në stomak dhe ndoshta edhe endoskopi-në, në të cilën një tub teleskopik kalohet në stomakun e bebes për të parë se çfarë ndodh atje.

Pages: 1 2