Rezusi i gjakut

Gjaku i asnjë njeriu nuk është i njëjtë. Gjaku është i klasifikuar në një numër grupesh të ndryshme, më i njohuri është grupi ABO dhe grupi i rezusit. Kur dikush ka nevojë për një transfuzion gjaku, është e rëndësishme që transfuzioni të ndodh ndërmjet grupeve të njëjta të gjakut. Përndryshe, një reaksion i gjakut “të huaj” mund të ndodhë.

Grupi ABO është i identifikueshëm nga një shkronjë e alfabetit, kështu që një person mund t’i përkasë grupit të gjakut A, B, AB ose O.

Grupet e gjakut kanë gjithashtu një shenjë plusi ose minusi pas një shkronje. Kështu që grupi i dikujt mund të jetë “O pozitiv” (shkruhet O+) dhe e tjetrit “AB negativ” (shkruhet AB-).

Faktori Rezus

Shenja e plusit ose minusit i referohen prezencës ose mungesës së një substance në gjak të njohur si faktori rezus (rhesus faktori), quhet kështu pasi është i pari që është zbuluar në rezusin e majmunëve.

Pjesa më e madhe e njerëzve janë rezus pozitiv (Rh+). Nëse një person me rezus negativ (Rh-) merr gjak me rezus pozitiv, trupi i tyre reagon, duke prodhuar kimikate (antitrup) për t’u mbrojtur kundër faktorëve rezus të huaj. Kjo është e ngjashme me mënyrën sesi ne krijojmë antitrupat ndaj viruseve të ndryshme të tillë si rubeolë (fruthi gjerman) dhe lija e dhenve.

Faktori Rezus dhe Shtatzënia

Faktori rezus është më i rëndësishëm gjatë shtatzënisë. Përpara ose gjatë lindjes është e zakonshme përzierja e gjakut të nënës me atë të fëmijës. Nëse nëna është me rezus negativ, dhe fëmija me rezus pozitiv, kjo përzierje mund t’i shkaktojë nënës prodhimin e antitrup-ave rezus.

Në shtatzëninë e mëvonshme këto antitrupa mund të kalojnë në qarkullimin e gjakut të fëmijës. Nëse fëmija e sapo lindur është + këto antitrupa mund të shkatërrojnë gjakun e tij dhe në rastin më të keq, mund të shkaktojnë vdekje ose sëmundje serioze. Në raste të tjera, fëmija mund të vuajë vetëm një anemi ose verdhëz të lehtë.

Pages: 1 2