Riniti alergjik

Rinit alergjik do të thotë inflamacion i linjës së vrimave të hundës. Rinitet alergjike presupozojnë se inflamacioni shkaktohet më shpesh nga një alergji se sa nga një infeksion.

Riniti alergjik mund të kategorizohet në 2 grupe: rinit alergjik stinor, ku simptomat shfaqen në kohë të caktuara të vitit dhe rinit alergjik vjetor, ku simptomat shfaqen në çdo kohë të vitit.

Emri më i përdorshëm për rinitet alergjike është alergji nga bari. Kur njerëzit thonë që kanë alergji nga bari, ata në përgjithësi mendojnë se kanë rinit alergjik stinor.

Substancat që shkaktojnë rinitet alergjike janë prezente në ajër dhe merren nëpërmjet frymëmarrjes nga hunda. Ato përfshijnë barin, polen-in e luleve dhe të të korrave, pluhrat e shtëpisë (alergjia e pluhurave të merimangave), sporet e myqeve, mbeturina të kafshëve (pjesë lëkure dhe qimesh) kryesisht nga macet dhe më pak jashtëqitje kacabujsh. Polenet që vijnë me anë të erës janë shkaku i riniteve alergjike stinore, që zakonisht shfaqen në pranverë dhe verë. Kohëzgjatja e stinës së polenit është në varësi të vendit ku jeton dhe llojet e bimëve përreth. Pluhuri i shtëpisë është shkaku kryesor i riniteve alergjike gjithëvjetore.

Simptomat e riniteve alergjike

  • Teshtima të shkurtra;
  • Kruarje hundësh, sysh, veshësh dhe të gojës;
  • Rrufë në hundë, shumë fluid-e ujore nga hunda;
  • Sy të përlotur, të kuq dhe të fryrë – shpesh me kruarje;
  • Hundë të bllokuara dhe ndonjëherë edhe bllokim të veshëve;
  • Dhimbje fyti, kollë ngacmuese dhe zë i ngjirur;
  • Frymëmarrje e keqe.

Nëse rinitet alergjike janë të rënda dhe nuk trajtohen, shkaktojnë gjumë të keq gjatë natës dhe kjo bën që të ketë përgjumje gjatë ditës. Personi mund të jetë i predispozuar për infeksione të sinus-eve dhe syve. Nëse personi ka astmë, rinitet alergjike mund ti bëjnë simptomat e astmës edhe më të vështira për tu kontrolluar.

Përcaktimi nëse keni rinit alergjik

Pages: 1 2 3