Rregulla 5 sekondëshe për ushqimin e rënë në tokë, që shpesh na kanë thënë, në fakt mund të jetë e vërtetë

Rregulla 5 sekondëshe për ushqimin e rënë në tokë, që shpesh na kanë thënë, në fakt mund të jetë e vërtetë. Këtë ka zbuluar një studim.
Kërkuesit raportojnë se rregulla 5 sekondëshe, që ka të bëjë me rimarrjen e ushqimit që ka rënë në tokë, për 5 sekonda nëse doni ta hani, mund të ketë ndonjë bazë në realitet. Jo vetëm në folklor.

“Konsumi i ushqimit që ka rënë në tokë, ende mbart një rrezik për të marrë infeksione, pasi varet nga fakti se cilat baktere janë të pranishme në sipërfaqen ku ka rënë ushqimi, në atë moment”, tha Anthony Hilton, një profesor i mikro-biologjisë në Universitetin Aston në Angli, në një deklaratë për shtyp.

“Megjithatë, rezultatet e këtij studimi do të sjellin pak lehtësim, për ata që kanë qenë duke zbatuar rregullin 5 sekondësh për vite të tëra, pavarësisht një konsensusi të përgjithshëm se është thjesht një mit”, shtoi ai. “Ne kemi gjetur dëshmi se transferimi i baktereve nga sipërfaqet e dyshemeve të shtëpive është tepër i pakët, ndërkohë që tapeti paraqet një rrezik mjaft të vogël, për transferimin e baktereve tek ushqimi që bie në të”.

Për studimin e tyre, Hilton dhe nxënësit e tij kanë ndjekur mënyrën se si mikrobet transferohen tek buka e thekur, makaronat, biskotat dhe tek karamelet që ngjiten pasi kanë rënë në tapet, në parket apo në sipërfaqet me pllaka.

Hulumtuesit vëzhguan në mënyrë specifike mikrobet E-koli dhe Stafilokoku (stafikoloke bakteret) aureus, për të parë nëse ushqimet i merrnin ato, pasi largoheshin nga toka brenda 3 dhe 30 sekondave.

Koha që ushqimi qëndronte në tokë dhe lloji i dyshemesë, të dyja kishin efekte në probabilitetin e transferimit të mikrobeve. Më shumë kohë përkthehej në më shumë mikrobe, ndërsa tapeti kishte më pak gjasa për të transferuar bakteret; laminati dhe pllakat, e rrisnin rrezikun që mikrobet të transferoheshin tek ushqimi i lagësht, pas 5 sekondash apo më shumë.

Hulumtuesit mbikqyrën edhe njerëzit, në lidhje me vullnetin e tyre për të ngrënë ose jo ushqimin që ka rënë në tokë.

Pages: 1 2