Rregullimi i dëgjimit dhe fëmijët e shkollave

Ndërmerrni hapa për të reduktuar sasinë e zhurmës në klasë, si p.sh. duke minimizuar lëvizjen në klasë dhe duke kurajuar nxënësit që të jenë të urtë gjatë periudhës së mësimdhënies. Mundohuni që ta ulni nxënësin në një vend larg zhurmave (p.sh. larg fëmijëve të zhurmshëm dhe dritares së hapur).

Përgatitja

Leximi i një teme apo një detyre tjetër përpara klasës, do të bëjë që personi me probleme në të dëgjuar ta ketë më të lehtë që të ndjekë diskutimin.

Perifrazimi

Nëse nxënësi nuk ju kupton, mundohuni ta thoni përsëri. Kurajoni fëmijën që të pranojë kur nuk e kupton një gjë, pasi shumë persona do të bënin të njëjtën gjë.

Pavëmendja

Mos prisni një vëmendje të vazhdueshme nga ana e nxënësit me vështirësi në të dëgjuar. Mbani mend që ata duhet të punojnë shumë për të dëgjuar bashkëmoshatarët e tyre dhe përqendrimi i kërkuar mund të jetë shumë i lodhshëm.

Shoqërizimi

Ndiqni shoqërizimin e personit të dëmtuar me bashkëmoshatarët e tij. Kurajoni një pranim pozitiv të nxënësve.

Ndihma e kujdesit të dëgjimit

Mbështesni përdorimin e aparateve të dëgjimit ose sistemeve të tjera dëgjuese që mund të përdoren. Në mënyrë rutinore kontrolloni nëse ata janë vënë ashtu siç janë rekomanduar dhe nëse ata janë duke funksionuar siç duhet.

Pages: 1 2 3