Rreziku i autizmit është i lartë tek vëllezërit dhe motrat

Rreziku i foshnjave që të zhvillojnë autizëm në qoftë se ata kanë një vëlla apo motër me çrregullim është më e lartë sesa mendohej më parë, tregojnë të dhënat e një studimi.

Kërkimet e shumta treguan që rreth 19% e fëmijëve do të zhvillojnë spektrin e çrregullimit të autizmit, siç është çrregullimi autik, Sindroma Asperger ose çrregullimi depërtues zhvillimor (PVD), në qoftë se një vëlla më i rritur tashmë është diagnostikuar me këtë gjendje.

Më parë kjo shifër ishte vlerësuar ndërmjet 3 dhe 10%.

Rreziku i fëmijës për të zhvilluar autizëm është më i madh tek ato që kanë një motër osë vëlla me autizëm dhe veçanërisht tek fëmijët meshkuj.

Të paturit e më shumë se një motre ose vëllai me autizëm i jep fëmijës një rrezik prej 32% ndaj zhvillimit të autizmit, thanë kërkuesit Amerikanë në revistën Pediatri-ke (në 2011, online më 15 Gusht).

Përveç kësaj, kërkimet konfirmuan epërsinë e meshkujve, me 26% djem  dhe me 9% vajza të prekur nga kjo sëmundje.

Studimi ka implikime për prindërit në lidhje me këshillimet gjenetike dhe për referimin e hershëm të foshnjave për ndërhyrje, thanë studiuesit.

Prindërit duhet të kontrollojnë sesa ngushtë këto kushte janë zhvilluar, ato të cilat rekomandohen.

Një total prej 664 fëmijë në 12 vende të SHBA-së dhe Kanadasë morën pjesë në studim. Mosha mesatare e regjistrimit ishte 8 muajsh, dhe dy të tretat ishin rekrutuar para moshës 6 muajshe.

Zhvillimi i të gjitha foshnjave u gjurmua deri në 36 muajsh, kur ato u testuan me autizëm.

Një total prej 132 foshnja përmbushnin kriterin e spektrit të çrregullimit të autizmit.