Rreziku i diabetit të llojit 2 rritet nga mishi i kuq

Ngrënia e mishit të kuq çon në një rritje të rrezikut të zhvillimit të diabet-it të llojit 2, kanë paralajmëruar kërkuesit amerikanë.

Në një meta-analizë të studimeve që përfshiu më shumë se 440,000 burra dhe gra, studiuesit gjetën se një konsum i përditshëm i 100 gram mishi të papërpunuar u shoqërua me një rritje 19 për qind të rrezikut të diabet-it të llojit 2.

Mishi i përpunuar u shoqërua me një rrezik edhe më të lartë. Vetëm 50 gram–në një tost ose 2 feta proshutë të përditshme-u shoqëruan me një rritje 51% të rrezikut.

Në kontrast, njerëzit kishin mundësi që të ulnin rrezikun e tyre kur mishi i kuq ishte zëvendësuar me ushqime të shëndetshme, thanë kërkuesit (Resvista Amerikane e Klinikës së Shëndetit 2011, online më 10 Gusht).

Zëvendësimi i  mishit të kuq me drithëra ishte i lidhur me një rrezik të ulët prej 23% të diabet-it 2. Zëvendësues të tjerë të shëndetshëm përfshijnë arrat (një rrezik të ulët prej 21%) dhe përdorimi i ulët i yndyrave (17%).