hepatiti-c

Mund të ekzistojë një rrezik i transmetimit të hepatit-it në ambjentet ku bëhen thonjtë dhe në parukeritë (Washington DC, USA; 28 Tetor – 2 Nëntor 2011).

Hulumtimi tregoi një rast hepatiti C akut që ishte në mënyrë të qartë e lidhur me trajtimin manikyr-pedikyr, dhe një rishikim të revistave mjekësore të gjetura në 11 e 18 studime që demonstruan një lidhje ndërmjet virusit hepatiti C (HCV) ose virusit të hepatiti B (HBV) dhe salloneve të thonjve.

“Mungesa e udhëzimeve të kontrollit të infeksionit nga agjencitë e shëndetit publik për parandalimin e infeksioneve të hepatitit në sallonet e thonjve implikojnë se ato nuk kanë nxjerrë si faktor sinjifikativ rrezikun për infeksionet e HBV-së dhe HCV-së në SHBA,” tha Dr. David Johnson në një deklaratë mediatike.

“Rëndësia e vërtetë e këtij rreziku është ende për t’u përcaktuar dhe ka nevojë për studime të mëtejshme”.