Gratë shtalarta kanë një rrezik më të madh në zhvillimin e kancer-it, të dhëna këto nga një studim i një milion grave në Mbretërinë e Bashkuar.

Analizat e të dhënave të më shumë se një milion grave treguan se çdo rritje prej 10 cm në gjatësi, i shkaktonte grave një rritje të rrezikut të kancerit në 16% (Onkologjia 2011; online më 21 Korrik).

Një rritje në gjatësi prej 10 cm, çonte në një rritje të rrezikut për melanomë malinj-e në 32% dhe një rritje të rrezikut për kancerin e veshkave në 29%, leuçemisë (leukemi) 26% dhe kancerin e zorrëve në 25%.

Nga 17 kancera të studiuara, vetëm kanceri i gojës, fytit dhe fshikëzës nuk ishin të lidhura me një rritje të rrezikut si rezultat i gjatësisë, thanë studiuesit.

Ata gjetën se pirja e duhanit ishte i vetmi nga 12 karakteristikat personale të marra në konsideratë në studim që modifikonte efektin e gjatësisë mbi rrezikun e kancerit.

Efekti i lartësisë mbi rrezikun e kancerit varionte pak ndërmjet Evropës, Amerikës së Veriut, Australisë dhe Azisë, siç tregohet nga një meta-analizë e të dhënave dhe nga 10 studime të tjera, thanë autorët.

Ngjashmëritë mes vendeve sugjeruan se mund të jetë një mekanizëm i përbashkët për lidhjen ndërmjet lartësisë dhe rrezikut të kancerit, ndoshta duke vepruar në jetën e hershme.

“Një tjetër mundësi është se lartësia parashikon rrezikun e kancerit për shkak se njerëzit shtatlartë kanë më shumë qeliza, dhe kështu kanë një mundësi më të madhe për transformim-in e mutacion-eve malinje”, thanë ata.