Rreziku i listerias në shtatzani

Bakteri i listerias është gjetur gjerësisht tek pluhuri, uji, bimët, ujërat e zeza dhe glasat e shpendëve. Listeria monocytogenes është një lloj specifik i listerias, që mund të shkaktojë infeksion tek njerëzit – Listeriozën, kryesisht nëpërmjet ushqimit të kontaminuar.

Si ndikon listerioza tek njerëzit?

Listerioza është më shumë e rrezikshme tek gratë shtatzëna, fëmijët e tyre, njerëzit me sistem të dobët imunitar (sistemi imunitar) dhe të moshuarit. Pothuajse të gjithë njerëzit e tjerë, nuk dëmtohen nga kjo. Nëse një grua shtatzënë zhvillon listeriozë, ajo ndodhet nën rrezikun e dështimit, lindjes së parakohshme ose lindjes së një fryti të vdekur. Bebet e sapolindura (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes), të cilat zhvillojnë listeriozë, mund të zhvillojnë infeksion të kraharorit, helmim të gjakut ose meningjit. Ndonjëherë, kjo mund të shkaktojë vdekjen.

Cilat janë simptomat e listeriozës tek gratë shtatzëna?

Listerioza, mund të mos shkaktojë simptoma ose personi mund të ndjejë simptoma të lehta të gripit. Simptomat mund të përfshijnë një dridhje të lehtë, dhimbje koke, diarre, përzierje, të vjella, dhimbje nyjesh dhe muskujsh dhe një temperaturë të lartë. Kjo rrit rrezikshmërinë e infektimit të bebes së palindur. Listeria mund të shkaktojë edhe një infeksion të trurit (encefalit) ose meningjit, duke shkaktuar simptoma siç janë dhimbja e kokës, dridhjet dhe konfuzion. Fatmirësisht, listerioza serioze tek gratë shtatzëna dhe fëmijët e tyre, mbeten një gjendje e rrallë dhe shpesh është e mundur që shumë raste të mbeten të pazbuluara.

Si janë infektuar gratë shtatzëna nga listeria?

Listeria monocytogenes mund të transmetohet tek gratë shtatzëna, nëpërmjet ushqimeve të infektuara.

Si mund ta shmang listeriozën?

Ushqimet e mëposhtme janë të sigurta për t’u konsumuar gjatë shtatzënisë:

  • Ushqimet, të cilat janë gatuar plotësisht;
  • Zarzavatet dhe frutat, që janë larë mirë;
  • Të gjitha ushqimet e konservuara;
  • Buka dhe cornflake-set;
  • Ushqimet e thata (siç janë frutat, arrat dhe fasulet);
  • Qumështi i pasterizuar;
  • Djathërat e pasterizuar.

Pages: 1 2