Rreziku i zemrës është më i lartë në personalitetin pesimist të llojit D

Njerëzit me personalitet të llojit D kanë një rrezik më të lartë vdekjeje në të ardhmen nga zemra dhe nga sëmundja e qelizave të gjaku-t, pohuan kërkuesit gjermanë.

Personaliteti i llojit D – i karakterizuar nga ankth-i, irritimi, pesimizmi, u gjet se ishte i lidhur me pothuajse një trefishim të rrezikut së sëmundjeve kardiovaskular-e, siç është ataku i zemrës dhe për pasojë vdekjes. Pas analizimit të 49 studimeve, duke përfshirë mbi 6000 njerëz, kërkuesit sugjeruan se ky lloj personaliteti ishte i rrezikuar.

Pacientët me llojin D kishin tendencë që të përjetonin nivele të larta të ankthit, irritimit dhe gjendjeve depresuese, në situata dhe kohëra të ndryshme, ndërkohë që nuk i ndanin emocionet me njerëzit e tjerë për shkak të frikës dhe mospranimit. Ato gjithashtu kishin më shumë mundësi që të çlironin hormonin kortizol si përgjigje ndaj stresit dhe të kishin një jetë të pashëndetshme, shtuan kërkuesit.