Çdo vit mijëra fëmijë vriten ose plagosen në aksidente rrugore. Shumica e këtyre tragjedive mund të ishte shmangur nga përdorimi korrekt i rripave të sigurimit, sediljeve për fëmijët dhe për bebet.

Edhe pse shumica e të rriturve kanë mësuar për të vënë një rrip sigurimi, e cila është e detyrueshme në shumë vende të botës, shumë prindër bëhen më të ndjeshëm se ç’duhet, kur fëmijët shqetësohen nga përdorimi i tyre. Është e rëndësishme të mbani mend se fëmijët nuk janë të sigurt vetëm për shkak se ata janë në anën e pasme të një makine dhe se aksidentet ndodhin edhe në udhëtime të shkurtra, me shpejtësi të ulët dhe edhe tek shoferët më të kujdesshëm.

Foshnjat deri në rreth 9 kg duhet të vendosen në sediljet për bebet. Këto janë të vendosura në pjesën e pasme të makinës. Është një ide e mirë që kjo të bëhet para se fëmija të lindë, në udhëtimin e tij të parë me makinë, që do të jetë ndoshta udhëtimi nga spitali në shtëpi.

Kur fëmija është në fazën e zvarritjes (rreth 8–18 kg dhe 6 muajsh deri në 4 vjeç), duhet të përdorë sediljen e fëmijëve dhe jo më atë të bebeve. Këto janë të dizenjuara posaçërisht dhe janë të përshtatshme për këtë qëllim. Sediljet e fëmijëve duhet të përdoren derisa fëmija të rritet dhe ato të mos jenë më të përshtatshme–zakonisht kur shpatullat e fëmijës janë shumë të gjëra apo koka e fëmijës është mbi pjesën e pasme të ndenjëses së fëmijëve.

Për fëmijët më të rritur (zakonisht në 15–32 kg) sediljet më të sigurta janë ato që kanë rripin e sigurimit, e që zakonisht e ngrejnë fëmijën në nivelin e dritares. Ato nuk janë të ngjitura me makinën, por janë të mbajtura në vend nga rripi i sigurimit. Fëmijët duhet ti përdorin këto derisa sytë e tyre të jenë në të njëjtin nivel me sediljen e makinës. Në këtë kohë ata mund të përdorin rripat e të rriturve.

Mesazhe të tjera të rëndësishme

Pages: 1 2