Meshkujt që mbanin peshën e tyre të kontrolluar kishin më pak mundësi për të zhvilluar kancer-in agresiv të prostatës (prostata), sugjeruan kërkuesit amerikanë.

Përdorimi i të dhënave nga një studim prej më shumë se 17,000 meshkujve, tregoi se ato që merrnin peshë ndërmjet moshës 18 vjeçare dhe që hynë në studim në moshën 40 dhe 69 vjeçare kishin një rrezik më të madh të kancerit agresiv të prostatës dhe të vdekjes.

Rreziku i vdekjes nga kanceri i prostatës rritej me 13% për çdo 5 kg të mbivendosur, dhe meshkujt që merrnin më shumë se 20 kg ose më tepër se kaq, dyfishonin rrezikun e tyre (një rrezik rritjeje në 84%).

Studimet që shohin për lidhjet ndërmjet indeksit të masës trupore BMI (Body Mass Index) dhe kancerit të prostatës kanë prodhuar rezultate kontradiktore, por një lidhje ka kuptim pasi yndyra e tepërt trupore është e lidhur me zhbalancimin hormonal, rezistencën e insulinë-s dhe inflamacion-in.

Përveç kësaj, zbulimi i kancerit të prostatës mund të shfaqet me vonesë në meshkujt obez-ë për shkak të përqendrimit të ulët të qarkullimit të testosteron-it dhe testit antigjen specifik të prostatës PSA (Prostate Antigen Specific) dhe kjo mund të shpjegojë një rrezik të lartë fatal të kancerit tek meshkujt me rritje të madhe peshe, krahasuar kjo me rrezikun e sëmundjes jo-agresive.

Zbulimet tona, nëse konfirmohet nga studime të tjera, sugjerojnë se marrja e tepërt e peshës mund të rrisë rrezikun e vdekjes nga kanceri i prostatës  dhe një BMI e ulët mund të jetë e lidhur me zvogëlimin e rrezikut të kancerit të prostatës.