Rrufa post-nazal-e ka të bëjë me kullimin e sekrecioneve të mukusit të hundës ose sinus-eve në fyt, duke shkaktuar shpesh kollë. Kur shoqërohet me kollë, termi më korrekt i rrufës postnazale është “sindroma e kollës së rrugëve të sipërme të frymëmarrjes”.

Shkaqet e rrufës postnazale

Rrufa postnazale zakonisht shkaktohet nga rinit-e (inflamacion i linjës së brendshme të hundës) ose sinozite (sinusit), që janë inflamacion akut ose kronik i sinuseve – kavitetet e eshtrave të fytyrës që rrethojnë hundën. Por, ajo mund të shfaqet si pjesë e kushteve të tjera siç janë astma dhe sëmundja e zbrapjes gastro-ezofageale (GORD).

Simptomat e rrufës postnazale

Përveç kollës, simptoma të tjera që mund të shoqërojnë rrufën postnazale mund të përfshijnë:

  • Nevojën për të pastruar shpesh fytin;
  • Gudulisje dhe dhimbje fyti;
  • Mukus i tepërt (gëlbazë) në fyt;
  • Hundë të bllokuara ose me rrufë;
  • Ngjirje zëri.

Rrufa postnazale mund të shkaktojë edhe frymëmarrje të vështirë.

Shpesh doktori nuk ka shumë se çfarë të shikojë gjatë ekzaminimit, kështu që rrufa postnazale më së shumti diagnostikohet bazuar në simptomat (pasi janë kryer diagnoza të tjera).

Trajtimi i rrufës postnazale

Trajtimi i rrufës postnazale varet shumë nga shkaku.

Tek njerëzit me rinit alergjik (rinite të shkaktuara nga një alergji, siç është alergjia nga bari), rrufës postnazale zakonisht duhet t’i përgjigjemi me trajtim me antihistaminikë dhe dekongjenstant-ë afatshkurtër. Një spraj hundor salin i hedhur në hundë mund të jetë ndihmues për largimin e alergjen-ëve, irrituesve dhe hollimin e mukusit.

Ndonjëherë mund të sugjerohet edhe spraj hundor steroid.

Është mirë të evitohen substanca ndaj të cilave jeni alergjik (alergjenët). Sidoqoftë, nëse alergjeni është i panjohur, rekomandohet bërja e test-it të lëkurës për të identifikuar substancat specifike ndaj të cilave jeni alergjik.

Pages: 1 2