Seksi i sigurt duke përdorur prezervativ

Është e rëndësishme për të praktikuar seks të sigurt, si për të shmangur shtatzënitë e padëshiruara dhe për të reduktuar rrezikun e kontaktit të një infeksioni seksualisht të transmetueshëm (STI-sexual transmitted infections) si klamidia, herpesi gjenital, gonorre, hepatit ose HIV (human immunodeficiency virus).

Një grua që merr kontraceptiv oral nuk do të mbrohet kundër STI–ve por vetëm kundër shtatzënisë.

Të dy llojet e prezervativëve, mashkullor dhe femëror të mbrojnë kundër STI-ve ashtu sikundër edhe shtatzënisë. Shansi i të mbeturit shtatzënë ndërkohë që përdor prezervativin mashkullor është nga 2 në 15% dhe varet sesa kujdesshëm është përdorur. Shansi për të ngelur shtatzënë duke përdorur një prezervativ femëror është i krahasueshëm.

Nëse keni marrëdhënie seksuale të pambrojtur apo ju mendoni se prezervativi mund të ketë dështuar, shkoni tek doktori ose farmacisti juaj sa më shpejt të jetë e mundur. Kontracepsion-i emergjent (pilula e mëngjesit tjetër) është në dispozicion pa recetë, por duhet të përdoret brenda 120 orëve të marrëdhënieve seksuale të pambrojtura. Juve ju duhet gjithashtu të kontrolloheni për STI.

Prezervativët

Prezervativët sigurojnë një pengesë fizike për spermën dhe STI-të, por efikasiteti i tyre varet nga përdorimi i tyre i saktë. Prezervativët duhet gjithmonë të ruhen larg nga të nxehtit dhe rrezet e diellit dhe duhet të hidhen në qoftë se ata janë përtej datës së tyre të skadencës.

Prezervativët mund të jenë dëmtuar nga nxehtësia ose në qoftë se ata kanë qenë afër saj. Prezervativët mashkullorë gjithashtu mund të jenë dëmtuar në qoftë se vagina është shumë e thatë, ose ato janë përdorur për seks anal, kështu që juve mund t’ju duhet një lubrifikant. Si shumica e prezervativëve mashkullorë, lubrifikantët për to duhet të jenë me bazë uji.

Pages: 1 2