Sëmundja Alzheimer

Çfarë është sëmundja Alzheimer?

Sëmundja Alzheimer është një gjendje fizike që prek trurin dhe që shkakton dëmtim të kujtesës dhe të të menduarit.

Kjo sëmundje e pakurueshme dhe degjenerative u përshkrua për herë të parë nga psikiatri dhe neuro-patolog-u gjerman Alois Alzheimer më 1906 dhe prej tij sëmundja u emërtua Alzheimer.

Me sëmundjen Alzheimer, mesazhet e trurit që dëmtohen, prishin lidhjen ndërmjet qelizave të trurit. Në këtë mënyrë, qelizat e trurit vdesin dhe kjo do të thotë që infomacioni nuk mundet më që të kujtohet, prodhohet. Ndëkohë që sëmundja Alzheimer prek çdo zonë të trurit, funksione të caktuara humbasin. Kujtimet e kohëve të fundit janë të parat që preken, por ndërkohë që sëmundja zhvillohet, edhe kujtesa afatgjatë dëmtohet. Sëmundja gjithashtu prek edhe shumë funksione të tjera të trurit dhe si pasojë shumë aspekte të sjelljes preken.

Format e sëmundjes Alzheimer

Ekzistojnë dy lloje të ndryshme të sëmundjes Alzheimer:

  • Sëmundja sporadike Alzheimer mund të prekë të rriturit në çfarëdolloj moshe, por zakonisht ndodh pas moshës 65 vjeçare. Kjo është një ndër llojet më të zakonshme të sëmundjes Alzheimer. Kërkuesit janë duke u munduar për të gjetur faktorët gjenetikë dhe mjedisorë që mund të ndikojnë në sëmundjen Alzheimer.
  • Sëmundja familjare Alzheimer që është forma më pak e zakonshme në të cilën sëmundja është kaluar direkt nga një brez në tjetrin. Nëse njëri nga prindërit ka një mutacion gjenetik, çdo fëmijë ka një shans prej 50% të zhvillimit të kësaj sëmundjeje. Prezenca e këtij gjeni nënkupton që fëmija ka shumë mundësi që të zhvillojë sëmundjen Alzheimer, zakonisht në moshën 40 ose 50 vjeçare. Megjithatë, kjo lloj sëmundjeje prek një numër shumë të vogël njerëzish.

Cilat janë simptomat?

Në fazat e fillimit, simptomat e sëmundjes Alzheimer mund të jenë shumë delikate. Megjithatë, ato zakonisht fillojnë me vështirësi kujtese dhe me mos gjetjen e fjalëve të përshtatshme për objektet e përditshme.

Simptomat e tjera janë:

  • Vështirësitë e vazhdueshme të memories, veçanërisht për ngjarjet e fundit;

Pages: 1 2 3