Sëmundja e refluksit gastroezofageal (GORD)

Çfarë është sëmundja e refluksit gastro-ezofageal?

Sëmundja e refluks-it gastro-ezofageal (GORD) është sëmundja më e shpeshtë e ezofag-ut dhe ka të bëjë me rikthimin e sekrecioneve të stomaku-t në ezofag. Ky rikthim ndodh si pasojë e humbjes së tonusit (tonus muskular) të sfinkterit të poshtëm gastro-ezofageal, që ndodhet pikërisht në vendbashkimin e ezofagut me stomakun. Ky sfinkter ka rolin e një valvul-e funksionale e cila hapet sa herë që ne ushqehemi ose pijmë. Në rastin e humbjes së tonusit të kësaj “valvule” kjo do të ngelet hapur për një kohë të gjatë dhe lëngjet gastrike (lëngu gastrik) do të rikthehen mbrapsht në ezofag. Një situatë e tillë ndodh në rastin e hernie-s hiatale që është ngritja lart në ezofag e mukozës gastrik-e.

Simptomat GORD

Simptoma dalluese e GORD është urthi, një ndjesi djegieje në rritje në stomak apo gjoks që arrin deri në drejtim të fytit. Urthi shpesh ndodh pas të ngrënit. Ndonjëherë lidhet edhe me kthimin e ushqimit mbrapa deri në gojë. GORD gjithashtu mund të jetë një shkak i një kolle kronike.

Simptomat më pak të zakonshme të GORD mund të përfshijnë edhe vjellje dhe dhimbje. Shpesh është e vështirë për të diferencuar dhimbjen për shkak të refluksit nga dhimbja si rezultat i anginës ose një ataku të zemrës. Është shumë e rëndësishme për të kërkuar kujdesjen mjekësore nëse keni dhimbje kraharori.

Diagnostikimi i refluksit gastro-ezofageal

Mjeku do të vendosë se cili nga testet mund të jetë i nevojshëm.

Disa njerëz do të jenë në fillim të përshtatshëm për mjekim oral, dhe mund të shkojnë për të bërë teste vetëm nëse simptomat e tyre nuk përmirësohen. Të tjerët mund të kenë nevojë për investigim, zakonisht duke përdorur endoskopi-në. Kjo procedurë përfshin vendosjen e një tubi të ndriçuar në ezofag për të parë ezofagun dhe stomakun.

Testet e tjera mund të përfshijnë monitorimin e pH të ezofagut për 24 orë. Kjo do të thotë edhe regjistrimin e pH ose aciditetit. Ky është testi më i mirë për diagnostikimin kur një kollë mund të shkaktohet si rezultat i GORD.

Trajtimi i refluksit gastro-ezofageal

Pages: 1 2