Sëmundja e zhvoshkjes së lëkurës

Shumë njerëz e kruajnë lëkurën e tyre herë pas here, por ndonjëherë kjo e kalon masën dhe bëhet një sëmundje që quhet zhvoshkje e lëkurës.

Kur kjo sëmundje ndodh, kruajtja e një koreje ose lëkurës rreth thonjve tuaj, mund të bëhet shumë e shpeshtë dhe e fortë, sa që shkakton gjakosje, pezmatime dhe plagë.

Disa njerëz me këtë sëmundje gërvishten në mënyrë të përsëritur duke u përpjekur të largojnë atë çfarë ata e konsiderojnë si një lloj mungese të përsosmërisë në lëkurën e tyre.

Cilat janë shenjat e kësaj sëmundje?

Është e vështirë të thuhet saktësisht se kur kruajtja e lëkurës shndërrohet nga një zakon i butë, nervoz, në një problem serioz që ka nevojë për trajtim. Mund të jetë e dobishme të bëhen pyetjet e mëposhtme:

  • A ju merr shumë kohë gjatë ditës kruajtja e lëkurës tuaj?
  • A keni shenja të dukshme nga kruajtja e lëkurës?
  • A ndiheni të mërzitur kur mendoni se sa shumë e keni kruar lëkurën tuaj?
  • A ju prish punë kruajtja e lëkurës në jetën tuaj shoqërore ose profesionale? P.sh. a e shmangni plazhin ose palestrën sepse njerëzit mund të shohin shenjat tuaja? Ose, a shpenzoni shumë kohë duke i mbuluar plagët para punës apo evenimenteve shoqërore?

Si zhvillohet sëmundja e zhvoshkjes së lëkurës?

Sëmundja e zhvoshkjes së lëkurës zhvillohet edhe tek fëmijët edhe tek të rriturit. Ajo mund të fillojë pothuaj në çfarëdo moshe. Sëmundja zhvillohet shpesh në njërën nga këto dy mënyra:

Pas ndonjë puçrre, infeksioni të lëkurës ose një lëndimi të vogël – Ju mund të kruani një kore apo një puçërr, gjë që shkakton më shumë pezmatim dhe nuk e lë plagën të shërohet. Më shumë kruajtje, çon në më shumë zhvoshkje dhe më shumë kore dhe cikli vazhdon.

Gjatë kohës së një stresi – Ju mundet që të hutuar ta zhvoshkni një kore ose lëkurën rreth thonjve tuaj dhe të gjeni që veprimi i përsëritur ndihmon të qetësohet stresi. Pastaj kjo bëhet zakon.

Pages: 1 2