Observuesit pasiv njerëzit me sëmundjen Parkinson (sëmundja Parkinson) i duken njerëz të depresuar. Diagnostikimi i depresionit në sëmundjen Parkinson mund të jetë i vështirë sepse pjesa më e madhe e simptomave të Parkinsonit janë gjithashtu edhe simptoma të depresionit. Pjesa më e madhe e njerëzve me sëmundjen Parkinson kanë humbje peshe, çrregullime gjumi e lodhje dhe këto janë gjithashtu elementë që mjekët diagnostikojnë tek njerëzit me depresion.

Më parë, ju është sugjeruar mjekëve që të injorojnë këto shenja tek dikush me sëmundjen Parkinson dhe të shikojnë për simptoma të tjera siç janë përqendrimi i ulët dhe ndjenja pavlefshmërie, që janë të ngjashme me simptomat e depresionit. Ju është sugjeruar gjithashtu që mjekët që shikojnë simptoma si vështirësi përqendrimi dhe ndjenja pavlefshmërie duhet të marrin në konsideratë se kjo mund të jetë edhe depresion, veçanërisht në rastet kur këto simptoma ju përgjigjen antidepresantëve.

Çrregullimet e gjumit janë simptomat më madhore të depresionit dhe studimet kanë treguar se pacientët me sëmundjen  Parkinson me depresion madhor kanë më shumë çrregullime gjumi dhe gjithashtu më shumë dhimbje sesa njerëzit që nuk ishin të depresuar.

Studime të tjera kanë treguar se kur ankthi dhe depresioni ndodhin së bashku me problemet e gjumit, ato nuk kontribuojnë në ndryshimet e kualitetit të gjumit. Kjo nënkupton që është vetë sëmundja shkaku madhor i çrregullimeve të gjumit në vend të depresionit ose ankthit.

Është e qartë që shumë njerëz me sëmundjen Parkinson vuajnë nga depresioni, edhe pse mekanizmi mund të jetë dyshues. Studimet kanë treguar se njerëzit me sëmundjen Parkinson kanë nivele të larta depresioni krahasuar kjo me njerëzit me nivele të njëjta paaftësie nga një shkak tjetër, dhe nivelet e depresionit nuk janë të lidhura me ashpërsinë e simptomave të Parkinsonit. Kjo duket se mbështet idenë që depresioni mund të jetë sëmundje më vete.

Pages: 1 2 3