I gjithë materiali i mëposhtëm është rezultat i observim-eve të më shumë se 100 njerëzve mbi 3 vjet, me sëmundjen Parkinson-PD (sëmundja Parkinson), në Universitetin e Nju Jorkut – Praktika e Fakultetit në qendrën mjekësore të Nju Jorkut.

Higjiena dentare dhe orale

Gjetjet paraprake të problemeve të dhëmbëve dhe shqetësimeve të lidhura me ta, sugjerojnë se ekziston një nevojë urgjente për trajtim më specifik të gojës dhe të dhëmbëve për njerëzit me PD.

Nga gjetjet në vijim, janë diskutuar rekomandimet për kujdesin e dhëmbëve.

Zbulimet

  1. Ekziston një rritje në dëmtimin e dhëmbëve dhe akumulimin e pllakave dentare, të lidhura me një rritje të dukshme të inflamacion-it dhe sëmundjes periodontale, lëvizshmërinë e dhëmbëve dhe dhimbjen. Pjesërisht, kjo është për shkak të paaftësisë së larjes së dhëmbëve;
  2. Kur njerëzit vendosin protezë të pjesshme ose të plotë për një kohë të gjatë, aftësia e këtyre protezave mund të jetë e dobët dhe zakonisht ekziston një humbje e aftësisë së kafshimit. Prandaj, protezat në përgjithësi kanë kontakte të papërshtatshme përtypjeje kur dhëmbët e sipërm dhe të poshtëm kafshojnë kundrejt njëri-tjetrit. Ky kafshim i parregullt, i cili çon në humbjen e aftësisë së dhëmbëve, mund të thyejë dhëmbët natyralë dhe artificialë dhe shpesh mund të shkaktojë ulçerë dhe dhimbje në indet e mishrave mbështetës.

Trajtimi

Për këto shqetësime kryesore të shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës, rekomandohet trajtimi në vijim:

  1. Kontrolli i rregullt dentar të paktën dy herë në vit për të gjetur dhe trajtuar kavitetet dentare, akumulimin e pllakave, gingiva-ve dhe sëmundjen periodontale, kafshimin e keq, humbjen e dhëmbëve dhe urat e dëmtuara;
  2. Profilaksi orale (kujdesi parandalues) çdo 6 muaj ose nëse është e nevojshme çdo 3 muaj. Dentist-i ose higjienisti i dhëmbëve duhet të sigurojë profilaksinë orale dhe regjimin e kujdesit në shtëpi;

Pages: 1 2 3 4 5 6 7