Edhe pse sëmundja Parkinson (PD-Parkinson Disease) është një çrregullim lëvizjeje, ajo prek edhe pjesë të tjera siç janë sjelljet psikologjike dhe emocionale të personit. Depresion-i mund të ndodhë edhe tek njerëzit me demencë. Meqenëse sëmundja zakonisht prek të rriturit e moshës 50 dhe 60 vjeçare, është shumë e vështirë për të vlerësuar nëse këto ndryshime janë si rezultat i sëmundjes apo elementëve të tjerë që vijnë si rezultat i plakjes.

Aftësitë njohëse dhe vështirësitë

Njohja është termi që përshkruan procesin mendor duke përfshirë gjuhën, njohuritë, të mësuarit, të kuptuarit, perceptimin, vëmendjen, orientimin, memorien, planifikimin, zgjidhjen e problemeve, fleksibilitetin mendor, (përfshirë abstraksionin dhe aftësinë për të ndryshuar temë) dhe rrjedhshmërinë verbal-e.

Njerëzit me PD kanë vështirësi në shprehjen e dy veprimeve në të njëjtën kohë. Ato kanë gjithashtu vështirësi në përpunimin e dy detyrave në të njëjtën kohë. Letargji-a e mendjes u përshkrua për herë të parë në 1947 si një mungesë interesi, iniciative, vëmendjeje dhe përqendrimi.

Simptomat kryesore janë të ndryshme dhe përfshijnë kryesisht humbjen e memories dhe harresën, dëmtimin e funksioneve ekzekutive të tilla si planifikimi dhe zgjidha e problemeve, vështirësi të shprehjes së mendimeve. Një person që është i prekur nga kjo sëmundje shfaqet me një humbje memorieje dhe i përshkruan aktivitetet familjare në një mënyrë të çorganizuar. Ngurtësia e mendimeve mund të vihet re nga personat më të afërt.

Ankthi

Vazhdimësia e çrregullimit të ankth-it tek njerëzit me PD është më e madhe sesa ajo që mund të pritet nga mosha e shtyrë e popullsisë. Ankthi zakonisht shfaqet pas diagnostikimit të PD-së. Ankthi është i lidhur me proçeset specifike neurobiologjike që ndodhin gjatë PD-së. Është gjithashtu e mundur që ankthi mund të përfaqësojë shenjat e para të disa njerëzve me sëmundjen e Parkinsonit. Në këtë sëmundje ekziston një lidhje e fortë ndërmjet vështirësive në lëvizje dhe ankthit.

Pages: 1 2