Çfarë është sëmundja Parkinson?

Sëmundja Parkinson (PD-Parkinson Disease) është një sëmundje degjenerative e sistemit nervor që shkakton çrregullime në kontrollin dhe koordinimin e lëvizjeve. Sëmundja Parkinson është progresive, që do të thotë se simptomat gradualisht përkeqësohen dhe shkaktojnë paaftësi.

Kush është i prekur me sëmundjen Parkinson?

PD në përgjithësi prek njerëzit e moshuar–mosha mesatare është 57 vjeçare. Nga një studim i kryer tek të sëmurët me Parkinson rezultoi se vetëm 5–10% janë diagnostikuar përpara moshës 40 vjeçare. PD është më e zakonshme tek meshkujt sesa tek femrat.

Çfarë i shkakton problemet lëvizëse?

Problemet e lëvizjes vijnë si rezultat i dëmtimit të qelizave nervore të caktuara në pjesën e mesme të trurit. Këto qeliza nervore normalisht prodhojnë një substancë që njihet me emrin dopaminë, që është përgjegjës për kontrollin e lëvizjeve të trupit. Një mungesë e dopaminës shkakton dridhje, ngurtësi dhe lëvizje të ngadalta.

A është sëmundja Parkinson e trashëgueshme?

Shkaku kryesor i PD është ende i paqartë, por është menduar që të jetë i lidhur me një sërë kombinimesh gjenetike dhe faktorësh mjedisorë.

Nëse keni një pjesëtar familjeje që është në fillesat e PD (përpara moshës 50 vjeçare) atëherë keni një rrezik në rritje të zhvillimit të sëmundjes në moshë të re. Por nëse keni një pjesëtar familjeje që është diagnostikuar me sëmundjen Parkinson në moshë të vonë, atëherë rreziku juaj është i njëjtë me këdo person tjetër.

Cilat janë simptomat?

Ekzistojnë 4 lloje simptomash kryesore që mjekët e lidhin me PD:

Bradikinezia (ngadalësimi i theksuar i lëvizjeve)

Pages: 1 2 3 4 5 6 7