Shëndeti i dobët i zemrës dhe Alzheimer-i

Studimi sugjeron se kur arterie-t trashen, ngurtësohen, në tru formohen pllakëza.

Një studim i ri i lidh sëmundjet e zemrës me mundësitë në rritje, për të patur demencë (çmenduri).

Hulumtuesit zbuluan se ngurtësimi i arterieve, një sëmundje që quhet aterosklerozë, lidhet me akumulimin e pllakëzave beta -amiloid në tru, që janë vula e sëmundjes Alzheimer (sëmundja Alzheimer).

“Ky është më shumë se vetëm një shembull i mënyrës se si lidhet shëndeti i zemrës me atë të trurit. Ky është një sinjal se procesi i plakjes së enëve të gjaku-t mund të predispozojë trurin, për një akumulim më të madh të pllakëzave të amiloid-it”, tha kërkuesi Timothy Hughes, i departamentit të mjekësisë së brendshme në Universitetin Wake Forest në Winston – Salem, NC.

Pllakëzat mblidhen me kalimin e moshës dhe duket se përkeqësohen tek ata me arterie të forta, tha ai. “Gjetja dhe parandalimi i shkaqeve të grumbullimit të pllakëzave do të jetë një faktor thelbësor në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit, si dhe në mbajtjen e shëndetit të mirë të trurit, sa më gjatë të jetë e mundur”, shtoi Hughes.

Sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme e demencës mes të moshuarve. Ky çrregullim progresiv i trurit prek rëndë të menduarit, kujtesën dhe aftësinë për të kryer aktivitetet e përditshme.

Raporti, i publikuar në 31 mars në versionin online të revistës shkencore JAMA Neurology, ekzaminoi imazhet e trurit dhe shëndetin e arterieve të pacientëve nga mosha 83 vjeçare e më lartë.

Kardiolog-ët dhe neurolog-ët kanë filluar ta pëlqejnë idenë se shëndeti i zemrës dhe i trurit nuk janë të pavarur, por të lidhur me njëri-tjetrin, tha Dr Kevin King, një profesor asistent në departamentin e radiologji-së në Universitetin e Teksasit, në Fakultetin e Mjekësisë për zonën jug-perëndimore, si dhe autor i një editoriali shoqërues për studimin, në një revistë shkencore.

Pages: 1 2 3