Këmbët e fëmijëve nuk janë të njëjta me këmbët e të rriturve. Këmbët e bebeve dhe të vegjëlve janë të buta dhe të përpunueshme sepse kockat nuk janë formuar akoma. Kjo do të thotë që këmbët e tyre mund të dëmtohen më lehtë sesa këmbët e fëmijëve të rritur, p.sh. nëpërmjet këpucëve që janë shumë të ngushta. Këtu janë disa këshilla që ju ndihmojnë për t’u kujdesur për këmbët e fëmijës tuaj:

Këpucët dhe çorapet

  • Të vegjëlit nuk kanë nevojë që të mbajnë këpucë kur janë brenda dhe kur fillojnë që të ecin. Lejini që ato të ecin zbathur ose vetëm me çorape, kjo bën që këmbët e tyre të rriten nomrmalisht dhe kurajon gishtat e tyre që të zhvillojnë veprime lëvizjeje;
  • Këmbët gjatë fëmijërisë rriten shumë shpejt. Kontrolloni që këpucët e fëmijës tuaj të përshtaten me këmbët e fëmijës në çdo 1 deri në 3 muaj, deri në moshën 3 vjeçare, çdo 4 muaj ndërmjet moshës 3 dhe 5 vjeçare dhe çdo 6 muaj për fëmijët e moshës mbi 5 vjeç;
  • Sigurojuni që fëmija të veshë çorape pambuku të freskëta çdo ditë dhe që t’i ajrosin këpucët gjatë natës – kjo mund të zvogëlojë problemet e lëkurës;
  • Kur zgjidhni këpucët për fëmijën, ato duhet të kenë të paktën një hapësirë 1 cm nga gishti i madh para dhe fundi këmbës prapa. Këpuca gjithashtu duhet të jetë e përshtatshme me formën natyrale të këmbës, veçanërisht rreth gishtërinjve;
  • Gjithmonë masni këmbën e fëmijës tuaj për gjatësinë dhe gjerësinë. Vini re se këmba e majtë dhe e djathtë nuk kanë të njëjtën masë;
  • Asnjëherë mos kaloni këpucët nga një fëmijë në një tjetër;
  • Veshja e pabarabartë dhe dhimbja e thembrës mund të përcaktojë një problem të këmbëve që duhet të kontrollohet tek doktori ose podiatristi.

Problemet në të ecur

  • Këmbët e sheshta janë të zakonshme tek fëmijët, por jo domodoshmërisht përbëjnë një problem. Zhvillimi i harkut do të stabilizohet rreth moshës 6 ose 7 vjeçare. Megjithatë, çojeni fëmijën tuaj tek doktori ose podiatristi nëse këmbët e sheshta janë duke shkaktuar probleme ose janë duke ndikuar në ecjen e fëmijës tuaj ose në aktivitete të tjera.

Pages: 1 2