Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Shëndeti i zemrës

Informacion i përgjithshëm

Një atak në zemër, i njohur gjithashtu si një infarkt i miokard-it (infarkt i miokardit) ose “koronar”, ndodh kur furnizimi me gjak për një pjesë të muskulit të zemrës suaj është bllokuar, duke shkaktuar dëme në zemrën tuaj. Bllokimi është shkaktuar zakonisht nga një mpiksje gjaku në njërën prej arterie-ve koronare që furnizojnë me gjak zemrën. Kjo ka më shumë të ngjarë të ndodhë në qoftë se arteriet janë të ngushtuara.

Ngushtimi i arterieve zhvillohet gjatë shumë viteve dhe shkaktohet nga depozitat yndyrore ose pllakat. Kjo quhet aterosklerozë apo sëmundje koronare arterial-e.

Se çfarë e shkakton saktësisht pllakën arteriale nuk është kuptuar plotësisht. Mirëpo, ekzistojnë faktorë rreziku që rrisin shanset për zhvillimin e sëmundjes koronare dhe të përjetuarit të një ataku në zemër.

Faktorët rrezikues të sëmundjes së zemrës

  • Rritja e moshës;
  • Të qenit mashkull;
  • Një histori e mëparshme e sëmundjes së zemrës;
  • Një histori familjare e sëmundjes së zemrës;
  • Pirja e duhanit;
  • Obezitet-i;
  • Dieta e varfër;
  • Rritja e kolesterol-it në gjak ose trigliceridet;
  • Rritja e presionit të gjakut;
  • Diabet-i;
  • Niveli i ulët i të ushtruarit;
  • Stresi;

Vlerësimi i rrezikut të zemrës

Profesionisti juaj i shëndetit mund të vlerësojë rrezikun e të paturit të një ataku në zemër ose goditjeje në 5 vitet e ardhshme. Ky vlerësim përfshin matjen e kolesterolit tuaj në gjak sikundër dhe presionin e gjakut.

Këto rezultate mund t’ju ndihmojnë që të planifikoni çdo ndryshim jetese, ilaçesh dhe mbikqyrjen për të ulur nivelin tuaj të rrezikut të zemrës. Nëse rezultatet tregojnë që ju jeni në një rrezik të moderuar ose të lartë, një ekzaminim më i detajuar mund të rekomandohet.

Në përgjithësi, një vlerësim rreziku është një ide e mirë nëse ju:

  • Jeni një burrë në moshë mbi 45 vjeç;
  • Jeni një grua në moshë mbi 55 vjeç.

Duhet të bëni një vlerësim rreziku në një moshë të re (një burrë mbi 35 vjeç, një grua mbi 45 vjeç) nëse ju:

  • Pini duhan;
  • Jeni mbipeshë;
  • Keni një nivel të lartë kolesteroli, trigliceride ose presion gjaku;
  • Keni një histori familjare të sëmundjes kardiovaskular-e ose diabet-it.

Pages: 1 2