Shenjat e para paralajmëruese të kancerit; A jeni në rrezik ?

Shumë nga ne nuk i dinë shenjat paralajmëruese  të formave më të njohura dhe vdekjeprurëse të kancerit. Një vëzhgim shqetësues tregon se 26% e amerikanëve  nuk i dinë shenjat dalluese të kancerit të mushkërive, kancerit kryesor, vrasësi i burrave dhe i grave.

Nga gjithë të anketuarit, më pak se gjysma njohën marrjen e frymës si shenjë  paralajmëruese të kancerit të mushkërive dhe vetëm 39% kollën. Disa nga ata që u përgjigjën dalluan me saktësi simptoma shqetësuese  më specifike, kolla që përkeqësohet ose të kollitësh gjak. Vëzhgimi u drejtua nga Ipsos MORI në emër të Koalicionit Ndërkombëtar të Kancerit të Mushkërive (ONKM).

Zbulimet janë të frikshme duke marrë parasysh se kjo sëmundje vret afërsisht 160.000 amerikanë në vit. “Pacientët shpesh diagnostikohen në një fazë të vonë të sëmundjes, kur trajtimi nuk është më një mundësi”, thotë Dr. Matthew Peters dhe kryetari i ONKM. “Nëse pacientët do diagnostikoheshin më herët, ne mund t’i trajtonim dhe të shpëtonim jetë. Prandaj të njohësh simptomat është kaq e rëndësishme”. 

Shenjat paralajmëruese: Kur duhet të shkoni tek doktori

Dr. Dale Shepard, i cili punon në repartin e onkologji-k të tumor-eve solide në spitalin e Klevelandit shton se është tragjikisht e rëndomtë që pacientët të injorojnë shenjat paralajmëruese të llojeve të tjera të kancerit. “Kanceri mund të kurohet thuajse në secilin rast nëse kapet herët, por shumë shpesh, njerëzit presin kaq gjatë para se të shohin një doktor, saqë sëmundja nuk është më e kurueshme”.

Nëse vini re njërën nga këto shenja të pashpjegueshme, mos hezitoni të këshilloheni me doktorin:

    • Rënia e pashpjegueshme në peshë

Pages: 1 2 3 4