Shiatiku: Simptomat, shkaqet dhe diagnostikimi

Shiatiku është emri i një sindrome që është e karakterizuar nga dhimbja dhe që të dërgon drejt nervit shiatik. Nervi shiatik është nervi më i gjatë dhe më i madh në trup – ai është aq i trashë sa një prej gishtërinjve tanë kur arrin në pjesën e shpinës. Ai pastaj kalon nga pjesa e prapme drejt ijeve dhe poshtë tek këmba nga ku ndahet në gju në dy degë. Çdo këmbë ka nervin e tij shiatik.

sciatic nerve

Cilat janë simptomat e shiatikut?

Dhimbja nga shiatiku është ndjerë përgjatë nervit shiatik dhe mund të ndihet thellë në pjesën e prapme, me dhimbje që shkon drejt shpinës dhe poshtë për në këmbë, nganjëherë edhe në shputën e këmbës. Dhimbja mund të jetë e shoqëruar me ndjesi shpimi gjilpërash – “gjemba” apo mpirje dhe nganjëherë nga dobësia muskulare e këmbës.

Dhimbja e shiatikut ndihet zakonisht vetëm në një këmbë. Ndonjëherë, një ndjesi si një goditje elektrike mund të ndihet përgjatë nervave.

Dhimbja mund të variojë nga një dhimbje e butë në një dhimbje të fortë. Dhimbjet e nervit shiatik shpesh ndihen gjatë teshtitjes, kollës, të shkuarit në tualet, ose kur ju jeni ulur dhe mund të shoqërohet me dhimbje të shpinës.

Pjesa më e madhe e dhimbjeve të shiatikut përmirësohet brenda pak javëve dhe nuk rezulton në një dëmtim të përhershëm. Nëse dhimbja juaj nuk largohet pas disa javëve, shkoni tek doktori juaj. Nëse ju humbni kontrollin e fshikëzës tuaj ose të zorrëve, ose keni dhimbje të rënda, dobësi të muskujve apo mpirje, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.

Cili është shkaku i dhimbjes?

Hernia diskale

Një nga shkaqet më të zakonshme të nervit shiatik është hernia diskale. Hernia nënkupton fryrje. Disqet ndërmjet vertebrave janë disqe që formojnë një mbrojtje mes rruazave të shtyllës kurrizore.  Disqet kanë një shtresë të fortë të jashtme të bërë nga kërc-i, me një qendër të butë xhelatinoze që vepron si një amortizues.

Nëse shtresa e jashtme e diskut dobësohet, nga mosha apo lëndimi, pjesa e butë mund të pësojë fryrje përmes dobësisë – kjo është ajo që është e njohur si një hernie diskale ose thyerje.

Pages: 1 2 3