Shkaqet e humbjes së dëgjimit

Një humbje dëgjimi mund të ndodhë papritur ose gradualisht por ndryshon nga shumica e paaftësive, pasi ajo është e padukshme. Kjo do të thotë se shpesh është e paparashikueshme dhe e pakuptueshme.

Çfarë mund të na ndalojë neve nga dëgjimi i mirë?

Një humbje dëgjimi mund të rezultojë nga ekzistenca e ndonjë problemi në ndonjë vend gjatë rrugëkalimit të dëgjimit, në veshin e jashtëm, në të mesmin ose në të brendshmin, ose në rrugën e nervit auditor për në tru.

anatomia e veshit

Humbja e dëgjimit mund të përshkruhet si kongjenital-e ose e fituar. Një humbje kongjenitale është ajo që duket shpejt pas lindjes. Një humbje e fituar është ajo që ndodh më vonë.

Ne mund të përshkruajmë humbjen e dëgjimit në termat e asaj se kur ajo ndodh në procesin e zhvillimit të të folurës.

  • Një humbje dëgjimi para linguale (pre-lingual) – është ajo që dëgjimi humbet përpara se fëmija të zhvillojë komplet të folurën dhe gjuhën. Kjo mund të jetë kongjenitale ose e fituar në ditët e para të jetës dhe mund të ndikojë në atë sesa mirë mund të flasë një fëmijë.
  • Një humbje dëgjimi pas linguale (post-lingual) – do të thotë se humbja e dëgjimit është marrë pas zhvillimit të të folurës dhe gjuhës, që është më e zakonshmja.

Në varësi të asaj se cila pjesë e sistemit të dëgjimit është prekur, një humbje dëgjimi është kategorizuar si konduktive ose sensor-neureal-e, ose një miksturë e të dyjave.

Humbja konduktive e dëgjimit

Kjo shkaktohet nga bllokimi ose dëmtimi i veshit të jashtëm ose të mesëm. Një humbje konduktive e dëgjimit mund të çojë në humbje të të dëgjuarit dhe shpesh mund të kalohet me ndërhyrje mjekësore ose kirurgjik-ale.

Disa shkaqe të humbjes konduktive të dëgjimit janë:

  • Bllokimi i të ashtuquajturit kanali i jashtëm i veshit nga dylli i mbledhur atje dhe nga objekte të jashtme;
  • Infeksion i veshit të jashtëm (nganjëherë është rezultat i notit);
  • Rrjedhje veshi (infeksion i veshit të mesëm), një problem i zakonshëm tek fëmijët;
  • Ngurtësim i daulles së veshit, ndoshta nga një infeksion i veshit të mesëm ose nga ndonjë zhurmë e madhe;

Pages: 1 2 3 4