Tymrat e shkarkimit të naftës janë klasifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si kancerogjene, e deklaruar kjo në një takim me Agjencinë Ndërkombëtare për Kërkimet rreth kancer-it.

IARC, e cila është pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i klasifikoi tymrat e naftës si kancerogjene për njerëzit (kjo vetëm pas një takimi në Francë), duke gjetur prova të mjaftueshme se ekspozimi ndaj tymrave të naftës është shoqëruar me një rritje të rrezikut të kancerit të mushkërive. Ekzistonin edhe prova të kufizuara që tymrat e naftës shkaktojnë kancerin e fshikëzës.

Ky klasifikim përmirësoi status-in e mëparshëm të tymrave të naftës, të cilat në vitin 1988 ishin etiketuar nga IARC si “ndoshta kancerogjene për njerëzit”.

Riklasifikimi ishte i bazuar në prova shkencore nga studime të ndryshme, duke përfshirë edhe një studim të madh amerikan që tregoi një rritje të rrezikut të vdekjes nga kanceri i mushkërive ndërmjet punëtorëve nëntokësorë të minierave që ishin ekspozuar ndaj tymrave të naftës.

IARC vuri re që një pjesë e mirë e popullsisë ishte e ekspozuar ndaj tymrave të naftës në jetën e përditshme, pavarësisht punës së tyre ose ajrit të ambientit. Njerëzit janë të ekspozuar ndaj tymrave të naftës jo vetëm nëpërmjet tymrave të mjeteve motorike, por edhe nga elementë të tjerë të transportit, siç janë trenat e naftës, anijet dhe nga gjeneratorët.