Shqetësimet gjatë ushqyerjes me gji

Thimtha të pezmatuar dhe gjinj të ndjeshëm, këto janë probleme të zakonshme për nënat e reja që i ushqejnë me gji foshnjat e tyre. Më poshtë tregohet se si të qetësohen gjinjtë që ushqejnë foshnjën.

Kujdesi për gjinjtë tuaj

Është një ide e mirë që të filloni të mendoni për kujdesin e duhur për gjinjtë që ushqejnë foshnjën madje edhe para se foshnja të lindet dhe ju të filloni ta ushqeni me gji. Shumë ekspert-ë shprehen kundër përdorimit të sapunit për të larë thimthat dhe areolë-n rreth tyre gjatë disa muajve të fundit të shtatzënisë. Shqetësimi është se sapuni mund të acarojë dhe thajë thimthat. Pasi ju filloni ta ushqeni foshnjën me gji, ai do të fillojë të ndukë dhe disa herë edhe t’i kafshojë thimthat dhe sikleti që do të ndjeni në gjinjtë do të shumëfishohet. Në qoftë se lëkura juaj është e thatë provoni një krem të butë apo një lëng për fërkim, por përsëri, mos e vendosni atë mbi thimthat apo rreth tyre (atje provoni një krem me bazë lanoline).

Dhimbja nga fryrja  

Në ditët e para pasi e keni lindur fëmijën, gjinjtë tuaj ndoshta nuk do të jenë shumë më të mëdhenj nga sa kanë qenë gjatë shtatzënisë. Pasi qumështi t’ju vijë rregullisht rreth ditës së tretë apo të katërt pas lindjes gjinjtë tuaj do të shndërrohen nga të rëndë në shumë të mëdhenj sepse do të mbushen plot me lëng dhe do të fryhen deri në tre herë më shumë nga madhësia e tyre e mëparshme. Kjo fryrje e madhe do të zgjasë vetëm disa ditë e deri në një javë (ndërkohë dhimbja mund të qetësohet me veshje të ngrohta para ushqyerjes, pako të ftohta më pas dhe me masazh të lehtë).

Pages: 1 2 3