Shtatzënia dhe të qëndruarit në formë

Të qëndruarit në formë nënkupton gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Disa duhet të jenë në gjendje për të qenë pjesëmarrës në maratonë. Për të tjerët, palestra është aftësia e të qenit fizikisht aktiv.

Gjatë shtatzënisë, gra të ndryshme do të kenë reagim-e të ndryshme. Për këtë arsye ekzistojnë disa rregulla të vështira dhe të shpejta për ushtrimet që mund dhe nuk mund të bëni, ose për nivelin e palestrës që duhet të ndiqni. Çfarë është e sigurt dhe e përshtatshme për një grua nuk mund të jetë për një tjetër.

Disa gra shtatzëna do të kenë nevojë të marrin një kujdes të veçantë dhe duhet të diskutojnë me doktorin e tyre se si të planifikojnë të ushtrohen.

Gratë shtatzëna që duhet të marrin një kujdes të vecantë kur ushtrohen janë:

  • Gratë që kanë një histori abort-i;
  • Gratë që kanë sëmundje të zemrës ose diabet;
  • Gratë që kanë inkompetencën cervikal-e (kur qafa e mitrës zgjerohet në fazën e dytë të shtatzënisë);
  • Gratë që janë duke pasur më shumë se një fëmijë në të njëjtën kohë.

Ushtrohuni rregullisht dhe brenda komoditetit tuaj

Kur jeni shtatzënë  është gjithmonë mirë që të ushtroheni brenda një zone rehatie. Psh. nëse jeni duke vrapuar mbi baza të rregullta është përgjithësisht mirë që ta vazhdoni atë derisa me rritjen e fëmijës në bark të ushtruarit bëhet shumë i parehatshëm. Nëse nuk keni qenë një vrapuese  e rregullt, shtatzënia nuk është një kohë e mirë për të filluar.

Është gjithashtu më mirë që të ushtroheni rregullisht, çdo ditë, sesa ta bëni atë me ndërprerje. Kur trupi juaj është i stresuar nga ushtrimi i zellshëm dhe i pamësuar, placenta nuk mund të dërgojë ushqimin dhe oksigjenin për fëmijën tuaj në mënyrë efikase.

Tregohuni të zgjuar ndërkohë që ushtroheni

Përdorni njohuritë,  kur jeni duke planifikuar të ushtruarit gjatë shtatzënisë. Mos e stresoni trupin tuaj që të ushtrohet kur është shumë ngrohtë ose shumë ftohtë.  Pini shumë lëngje para dhe pas dhe mos harroni të bëni streçing. Mos u ushtroni nëse jeni sëmurë, veçanërisht nëse keni ethe.

Pages: 1 2 3